'Qytetarët e dinë që s'kam bërë shkelje'/Meta: Më 11 tetor do të jem në komisionin e Venecias

Presidenti Ilir Meta deklaroi se më datë 11 tetor do të jetë në Komisionin e Venecias për të qenë i hapur ndaj pyetjeve të anëtarëve të saj. Ai tha se kjo nuk është një datë e rëndësishme për Shqipërinë sepse qytetarët e dinë që presidenti nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të kushtetutës, përkundrazi ka qenë mbrojtës i saj.

"Kjo është një sfidë që e mirëpres dhe sjell një ndërkombëtarizim të një çështje nga Kuvendi i Shqipërisë por si president tepër i bindur se ky është një shërbim i jashtëzakonshëm për demokracinë, këtë punë do ta bëj në mënyrën më të përkryer të mundshme dhe kam shprehur gatishmëri për të qenë prezent edhe më 11 tetor, për të qenë i hapur ndaj çdo pyetje të anëtarëve të komisionit të Venezias për çështjen në fjalë. Dua t'ju siguroj që 11 tetori është një datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse qytetarët e dinë që presidenti nuk ka bërë asnjë lloj shkelje të kushtetutës, përkundrazi ka qenë mbrojtës i saj. Cdo përpjekje për të sajuar një datë si fokus propagande është lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme që kemi para, është 18 tetori. I ftoj të gjithë të merren me 11 tetorin, por aq sa duhet, dhe sidomos median të mos bien pjesë e kësaj propagande, se më 11 tetor jam i gatshëm të shkoj  në komisionin e Venecias, por të merren me 18 tetorin. Ata që ngelin në klasë për vjeshtë nuk i meritojnë pushimet e gjata se ngaqë s'kanë mësuar gjithë vitin duhet të mësojnë gjatë verës, Mirëpo vetëbesimi i tepër se do ta marrin provimin në vjeshtë i bënë të zgjasin pushimet. Ndërkohë unë i kam prishur pushime me ftesa apelimi të ndryshme për të zgjidhur këtë situatë aspak pozitive për vendin tonë, duke patur në vlerësim jo vetëm samitin për vendimin për çeljen e negociatave, por edhe vitin tjetër do të kemi kryesimin e OSBE-së dhe një nga çështjet më të rëndësishme është çështja e zgjedhjeve, e demokracisë, dhe vendi që e drejton duhet të jetë shembull pozitiv për gjithë vendet e tjera".


Lajmi kryesor:

Meta sulmon drejtësinë në emër të "Venecias"! Mban sekret 'burimin' e djegies së Kuvendit: Dekoroj Ramën, jo Monikën e Bashën (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen