Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës: Zvarritje, kemi 30 vite që presim për të marrë certifikatën e pronësisë

FIER- Shtëpitë e para viteve '90, objektet e reja dhe toka bujqesore janë disa nga kategoritë e pronave që presin prej vitesh të certifikohen me titull pronësie nga Kadastra në Fier. Për këtë arsye qytetarët janë mbledhur masivisht para kadastres duke kërkuar ndërhyrjen e Qeverisë, pasi prej vitesh ata zvarriten nga regjistruesit.

“Kam 20 vjet që kam aplikuar për legalizimin e shtëpisë dhe po pres të marr certifikatën e pronësisë. Kam bërë dy takime me drejtorin; na ka pritur, ka thirrur nënpunësit dhe ka thënë që dosja të vazhdojë sepse është në rregull. Tani këta nënpunësit na nxjerrin probleme të tjera. Na kërkojnë një shkresë dore, vetëm për të na sorollatur. Zvarritje është patjetër. Ja ku është vetëdeklarimi origjinal i vitit 2004. Jemi përmbytur dhe janë fshirë pak vulat origjinale, dhe tani këta na ngrenë një problem tjetër. Ai më thotë se si ky dokument mund ta nxjerr sa herë të dua, por si mund ta nxjerr unë një dokument të tillë sa herë të dua, kur kjo është origjinalja e vitit 2005. Çdo procedurë dhe çdo tarifë e kam paguar në bankë dhe pres të marr certifikatën sipas ligjit të shtetit shqiptar.

Për një copë letër kam ardhur këtu. Është gjynah që në vitin 2012 kam bërë aplikimin për tokën bujqësore në Libofshë. Pale për shtëpinë që nuk e kemi bërë fare. Nuk e di pse nuk del. Nëse kanë vënë kalamaj aty që pinë kafe dhe hanë byrek, le të vënë zanatçinj e ta zgjidhin.

Unë jam më i vjetri i lagjes, që nga ’33-shi. Kam sjellë dokumentet e shtëpisë. Vij këtu dhe ngre duart përpjetë. Kanë bërë 7 herë matje. “Do të vijmë,” thonë. Unë kërkoj vetëm të zbatohet ligji. Kanë ardhur nga ana e anës të tjerët dhe janë bërë me dokumente. Unë, më i vjetri i lagjes, jo”, thonë qytetarët.

U bënë 30 vjet që pres thotë një prej protestuesve, qytetar fierak që në 33- in. Janë pajisur me certifikatë pronësie të ardhurit e unë ende jo.

“30 vjet këtu. Kam bërë 18 dynymë me certifikatë pronësie dhe pjesa tjetër është keq me kufizimet, nuk ka hartë.”

Sa herë plotësojmë dokumentacionin konform ligjit, çdo herë na nxjerrin pretendime të tjera, thonë qytetarët, duke e konsideruar këtë një zvarritje dhe sorollatje burokratike.”

Ndërkohë burime brenda Kadastrës së Fierit thane se në zyrat e këtij institucioni ka volum të madh aplikimesh që trajtohen me korektesë. Çdo ditë në kadastër mbërrijnë nëpermjet sistemit online 80 deri në 120 aplikime, ndërsa dërgohen për qytetarët 100-150 tituj pronësie.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vloea: 17/01/2025 11:34

    Ky eshte shteti i Rames,me hajdete si Dallandyshe Bici,me ish drejtoreshen e Vlores Ina Luci,u nxin jeten qytetarve vetem per ti rjepur.Ne cdo kadaster keshtu funksionon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Sali Berishës për shfuqëzimin e masës e sigurisë 'arrest shtëpie'

Afera Partizani/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Sali Berishës për shfuqëzimin e masës e sigurisë 'arrest shtëpie'