Bliri një ndër pemët simbol në qytetin e Kukësit po shkatërrohet pasi qytetarët e presin atë me qëllim për ta shitur në tregun e bimëve medicinale. Bashkia e Kukësit nuk ka marrë asnjë masë për të ndalë këtë fenomen të shëmtuar e të dëmshëm për kurorën e gjelbër të qytetit.

Një fenomen i pazakontë ndodh në qytetin e Kukësit ku qytetarët thyejnë pemët dekorative për të mbledhur blinin dhe ligustren me qëllim për ti shitur tek pikat e tregtimit të bimëve medicinale.

Sinkron 1 “Fatkeqësi për ne. Shumica nuk e ruajnë por e dëmtojnë, si me qenë pronë e huaja jo e vetja”, shprehte nje qytetar

Gjatë gjithë kurorës së gjelbër të qytetit vihet re ndërhyrja në mënyrë të papërgjegjshme që banorët i kanë bërë pemëve dekorative ndërkohë përgjegjëse për të parandaluar këtë shkatërrim është Bashkia e Kukësit.

“T’i parandalojnë. Policë ka, punonjës ka. Nuk është mirë të thyesh pemë po ca të bësh”, thotë një qytetar tjetër.

“Ça të them o burrë i dheut, nuk është njerëzore kjo gjë. Në vend që ta ruash e dëmton, po kështu ndodh”, thotë dikush tjetër.

Njësia vendore e qytetit  Kukësit renditet e para në shkallë vendi sa i takon hapësirës së gjelbër me më shumë se 13 mijë metër katrorë pemë dhe shkurre dekorative e parqe te cilat po dëmtohen nga mungesa se kulturës qytetare dhe ruajtja e pronës publike.