3 ditë më parë Report Tv, ngriti shqetësimin për dëmtimin e trasesë së urës së vjetër të Bunës, ndërkohë që ky monument kulture ishte peng i përplasjeve mes DRTK dhe Bardh Spahisë, çka la pezull edhe ndërhyrjen për riparimin e plotë të muajit nëntor.
Qytetarët shkodranë iu drejtuan nëpërmjet Report Tv kryetarit të zgjedhur të bashkisë në Shkodër që të ndërhyjnë për riparimin e trasesë së Urës së Bunës.
Pas këtij Apeli, gjatë ditës së sotme ka nisur puna për riparimin e dërrasave të dëmtuara që rrezikonin, jetën e kalimtarëve duke qenë shpesh herë shkak për aksidente në këtë zonë që frekuentohet nga shkodranët.
Ka qenë vetë kryebashkiaku i zgjedhur Bunet Beci që ka ndërhyrë që këto dëmtime të urës të riparohen sa më shpejt në kuadër të një plani emergjent të ndërhyrjes.
Ndërkohë që pas kësaj faze pritet të vihet në zbatim plani i plotë i ndërhyrjes nga monumentet e kulturës.
Te shohim dhe kete benet se cka po ban per shkodren,mir ja ka fillu me dy drrasa
Përgjigju