Ina Balla, 36-vjeçarja e sëmurë me kancer gjiri, ndodhet në një gjendje më të mirë shëndetësore. Mjekët e spitalin Onkologjik thonë se gjendja e saj është e mirë deri në këto momente dhe do të vazhdojë të marrë kurat.
Javën e ardhshme Ina do të bëjë analizën speciale falas, analizë e cila do të tregojë gjendjen e saj dhe si do të vazhdojë kura. 36-vjeçarja thotë se ka shumë shpresë se do t’ja dalë me këtë sëmundje.
Ajo thekson se tashmë nuk ka më stresin e lekëve dhe të dy vajzave pasi shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Report TV për ta ndihmuar financiarisht.
“Pres kur të bëj terapinë e 5-të me datën 13. Mbi të gjitha ka ndikuar stresi dhe uroj tani tia dal për çdo gjë. Më është ofruar ndihmë edhe nga jashtë goxha. Më janë gjendur afër, me një fjalë, mje një mundësi. I falënderoj të gjithë tej mase. Tani edhe ilaçet i marr në farmaci. Gjërat që na duhen ne i blejmë” thotë ajo.
Deri tani në llogarinë e Ina Ballës nga Shqipëria janë mbledhur 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kjo shumë sipas Inës i jep mundësi për momentin që të blejë barnat që i duhen për të luftuar sëmundjen.
Edhe vajza e vogël e saj prej disa ditësh ka një buzëqeshje tjetër.
Report Tv do të ndjekë analizën që Ina Balla që do të bëjë në datën 13 prill dhe nëse do t'i ofrohet falas ashtu siç është premtuar më herët.
Ndërkohë për ti ardhur në ndihmë Ina Ballës e cila vuan nga kanceri i gjirit çdokush mund të kontribuojë në një numrat e llogarisë bankare në lek, në euro dhe në dollarë.
Më herët Bashkia e Tiranës ka premtuar se do t'i subvencionojë qiranë mujore Inës.
Numrat e llogarisë në Tirana Bank ku mund të kontribuoni financiarisht për kurimin e nënës së dy fëmijëve, Ina Balla
Lek
AL70206110040000100574353001
Euro
AL16206110040000100574353003
Dollarë
AL43206110040000100574353002
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO