Një qytetar në Durrës ka denoncuar se është gjobitur me 20 mijë lekë të vjetra në mënyrë të padrejtë nga policia bashkiake pasi kishte parkuar automjetin në trotuar. Qytetari thotë dhe u gjobit vetëm sepse kishte parkuar automjetin në trotuar për shkak se në rrugë kishte prezencë uji nga reshjet.

Gjoba është vendosur me 4 nëntor ndërsa automjeti ishte i parkuar në rrugën Ballhysa. Qytetari thotë se e kishte parkuar automjetin në trotuar për të mos e dëmtuar nga uji, ashtu sikurse vepron e gjithë lagjia kur bie shi i dendur. Sipas tij, përmbytjet janë një problem i përsëritur në zonë për shkak të mungesës së kanalizimeve funksionale, ndërsa akuzon bashkinë se nuk ka marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës. 

Ai thotë se në vend që të merret me adresimin e problematikave të tilla, bashkia e gjen "fajin" te qytetarët duke i gjobitur.

Reagimi i plotë:

Gjobë në Durrës sepse shpëtova makinën nga përmbytja!

E vërtetë dhe absurde: me datë 4 nëntor 2025, në Rruga Ballhysa (pranë zjarrfikëses), Policia Bashkiake e Durrësit më vendosi një gjobë 2000 lekë sepse e parkova komplet mbi trotuar — po, ashtu si bën i gjithë lagjja kur bie shi dhe rruga përmbytet.

Pse? Sepse kur rruga kthehet në liqen, të duhet të ngresh makinën mbi trotuar që mos të marrë ujë dhe të prishesh me mijëra euro. Kjo nuk është luks — është masë emergjence për të mbrojtur pronën time.

Po kush mban përgjegjësi që rruga përmbytet? Jo qytetari.

Bashkia nuk ka bërë kanalizime si duhet; infrastruktura dështon; siguracionet shohin dëmtime dhe nuk paguajnë kur kjo bëhet rutinë. Dhe në vend që t’i kontrollojnë ato që duhet të bëjnë punën, na gjobitin ne që mbrojmë vetë pronën tonë.

Kërkesa ime e thjeshtë: ndryshoni logjikën. Kur e gjithë lagjia parkon mbi trotuar për të shpëtuar makinat nga përmbytja — atëherë problemi nuk jemi ne, problemi është infrastruktura dhe përgjegjësia e atyre në krye.

Në fund: shteti që nuk bën punën e vet, i vë gjobë qytetarit. Dhe kur shpërthen retorika, fajin e gjejnë te “populli”. Po kush e nisi gjithë këtë lojë? Kur shpellaria e ulur në majë (emra të njohur) e ka bërë këtë sistem — nuk duhet të habitemi që viktima paguan.

(Edi Rama, Sali Berisha — kur politika bëhet teatër, qytetari paguan faturën.)