GREQI-Me mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Athinës për të protestuar kundër masave të reja shtrënguese të miratuara nga qeveria dhe kreditorët europianë.
Partitë kanë rënë dakort të bisedojnë mbi reformat e reja në sistemin e taksave, pensionet dhe ligjet e punës.
Nëse reformat miratohen shteti helen do të jetë në gjendje të marrë edhe këstin e rradhës prej 7 milion eurosh që i shtohet borxheve të korrikut.
Sipas protestuesve masa të tilla do të ndikojnë më shume tek të varfërit. Demostratat e organizuara nga partia komuniste nisën në sheshin Omonia për të kulmuar përpara godinës së parlamentit.
“Ne duhet të kompletojmë negociatat me kreditorët sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të sjellim shpresë tek njerwzit si dhe për të tërhequr investimet”,-u shpreh Petrakis një professor në Univeristetin e |Athinës.
Tre janë faktorët që mund ta çojnë Greqinë drejt një konflikti me kreditorët e Eurozonës dhe një tjetër krizë të mundshme të pagesave të borxhit.
Së pari, qeveria nuk po mundet të avancojë me reformat e nevojshme politike.
Së dyti, disa qeveri kyçe të Eurozonës po përballen me revolta populiste të cilat nuk bien dakort me dhënien e asnjë koncesioni tjetër ndaj Greqisë.
Së treti, konflikti i cili zgjat prej vitesh midis institucioneve të Eurozonës dhe FMN-së në lidhje me çështjen e Greqisë ka arritur në një pikë kritike.
Sipas parashikimeve afatgjata, pritet që vështirësitë politike në Greqi të rriten në muajt e ardhshëm dhe se ekziston rreziku që Greqia të shkojë në zgjedhje të parakoshme.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com