TIRANË- Fragmetizimi i Partisë Demokratike gjatë viteve të opozitës në disa parti të reja të dala nga të pakënaqurit me lidershipin e selisë blu, për qytetarët do të sjellë reduktim edhe të votës së djathtë. Ata të cilët, do të vulosin me vullnetin e tyre fatin e partive politike në zgjedhjet e 25 prillit, thonë se selia blu do të ndjejë rrjedhjen e votave drejt partive të krijuara nga Jozefina Topalli, Myslym Murrizi, Rudina Hajdari, e më herët Bindja Demokratike e Astrit  Patozit.

“E dëmtojnë se nga andej do i marrin votat, nuk do i marrin nga e majta, është një minus për PD.”, thotë një qytetar. 

“Krijimi i tyre ndaj është bërë, edhe ‘opozita’ që i bën PD-së e tregon qartë se do e dëmtojnë”, thotë një tjetër qytetar.

“Do e dëmtojë sepse kur ka përçarje, dëmtohet”, thotw njw tjetwr.

 

Por qytetarët shprehen skeptikë nëse këto parti të reja sjellin alternativë të re.

“I duam alternativat e reja, por alternativa të reja plotësisht, jo me brum të vjetër”,

 “Këto janë të konsumuara, po të ishin alternativa të reja do i donim” thonë qytetarët për mikrofonin e Report Tv.

Zyrtarizimi i partive opozitare disa muaj para zgjedhjeve ka trazuar arenën politike. Vetë Lulzim Basha i ka quajtur kukulla të Ramës kurse aleatët i kanë bërë thirrje kreut të opozitës ta marrë në konsideratë mundësinë e bashkëpunimit me këto parti, pasi vota drejt tyre mund të ndihmojë në fitoren e mandatit të tretë të Edi Ramës.