Qytetarët shaka me grabitjen 
Rama: Ky quhet humor kaps

Qytetarët shaka me grabitjen <br />Rama: Ky quhet humor kaps
Pas grabitjes së 2 milionë eurove në rrugën e Rinasit, mesditën e sotme, shumë qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale me komente të ndryshme rreth kësaj grabitje.

Por një koment që ka marrë edhe përgjigjien e kryeministrit Rama ka rënë më së shumti në sy. Komentuesi i cili, ka shfrytëzuar një status të Ramës në rrjetin social Facebook, për të dhënë mendimin e tij rreth kësaj ngjarje.

Ai në fakt ka bërë një koment ironizues, ku ka shkruar ‘’Z.Kryeministër bëj ndonjë kanal nga Tirana në Rinas mor burrë që të shkojnë lekët me skaf dhe jo më me autoblinda se nuk i dilet kështu’’.
 
Por ky koment ka marrë edhe një përgjigje nga kryeministri Rama, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale. ‘’Ky quhej humor ‘’kaps’’ në kohën e rinisë tonë’’,-ky është komenti i Ramës. 

statusi i rames

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët