Me diellin që ndriçon, detin e kaltër, qytetarët që shijojnë kohën e bukur dhe këngën “What a wonderful world (Sa botë e bukur) të Louis Armstrong në sfond, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e Sarandës.

“Saranda e bukur”, shkruan kryeministri në postimi e tij në rrjetin social Facebook.

Në videon e publikuar paraqiten bukuritë e natyrës së Sarandës si edhe qytetarë të shumtë të cilët duket se kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të kaluar fundjavën.

Shëtitorja “Naim Frashëri”, e cila ka marrë një pamje të re dhe infrastrukturë moderne përfundoi plotësisht dhe u vu në dispozicion të qytetarëve dhe turistëve më 15 maj.