Në vijim të turit të llogaridhënes publikë të qeversë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u ndalën në qytetin e Prrenjasit.
Gjatë takimit një qytetar u ankua se i ka dërguar një ankesë me shkrim Drejtorit të Përgjithshëm të ISSH-së, Astrit Hado, por nuk ka marrë pergjigje.
I menjëhershëm dhe në një zë ishte edhe reagimi i Ballës dhe Ahmetaj: “Drejtori shkarkohet nëse ka shkelur afatin në kthimin e përgjigjes”.
Në Prrenjas janë investuar 4.3 miliard lekë ne disa projekte në më pak se 3 vite, por shumë banorë u ankuan për cilësi të dobët të punimeve. Lidhur me këto ankesa, Ahmetaj tha se do të bëhet audit financiar i çdo qindarke të shpenzuar.
'Në bazë të ankesës tuaj do të bëjmë një audit financiar të çdo qindarke të shpenzuar dhe personat përgjegjës do të kallëzohen penalisht'. Të pranishëm në këtë takim llogaridhënie ishin dhe disa zëvëndësministra dhe drejtues qendrorë institucionesh, të cilët iu përgjigjën një për një dhjetra banorëve që kërkuan llogari për hallet që i shqetësojnë.
duhet me i kthy pergjigje secilit koke qypi qe kerkon info se po nuk e mori pergjigjen ay kk nuk ecen para shqiperia
Përgjigju