Qytetari: Dua të ndërtoj një kolibe
Rama: Pa leje të ikën qeleshja

Qytetari: Dua të ndërtoj një kolibe<br />Rama: Pa leje të ikën qeleshja
​Kryeministri Edi Rama, kreu i ALUIZNI-t Artan Lame dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kanë shpërndarë pasditen e kësaj të marte nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi", lejet e legalizimit për disa njësi bashkiake të kryeqytetit.

Rama theksoi se në qeveria ka dhënë 110 mijë leje legalizimi në vetëm 3 vite. Sipas tij, qeveria e ka kaluar dha vetëm 21 mijë leje legalizimi, 80% e të cilave ishin lokale dhe hotele.

"Çdo muaj legalizojmë aq sa legalizoi PD në 8 vite. Deri tani kemi dhënë 110 mijë leje legalizimi. Në qeverisjen e PD u dhanë vetëm 21 mijë legalizime gjithsej në 8 vjet. 

Ata bënë një vrimë në ujë. 80% e legalizimeve të PD kanë qenë lokale dhe hotele. Ndërsa ne në tre vjet bëmë 110 mijë legalizime, pra ndryshimi është mjaft i madh. Sa herë japim legalizime u them atyre të djathtëve falenderoni këta që janë me mend në kokë që votuan këtë qeveri dhe jo ne, sepse ne bëjmë detyrën
", u shpreh Rama. 

Rama foli edhe për investimet në rrjetin e energjisë.

“Investimet në rrjetin e energjisë po vazhdojnë intensivisht. Rrjeti i energjisë që trashëguam në 85% të vetëm ishte në moshën e Artan Lames, kur ka lindur në kohën e elektrifikimit. Ajo që nuk u bë 40 e ca vjet s’mund t’i kërkohet një qeverie ta bëjë për 3 vjet e pak. Një shtëpi nuk ndërtohet brenda ditës, por ndërtohet me durim, e njëjta gjë vlen për Shqipërinë”, tha kryeministri Rama.  

Moment pikant ishte ai kameramanit të TVSH-së të cilit Kryeministri i thirri emrin për të tërhequr lejen e legalizimit të banesës.

Operatori iu afrua kryeministrit bashkë me kameran në dorë, ndërsa Rama iu drejtua: "Po ti çfarë do?", moment i cili u kalua me të qeshura nga të pranishmit.  

Ndërkohë, një i moshuar me plis (qeleshe) në kokë, me origjinë nga Kalaja e Dodës (Dibër) i bëri një kërkesë Ramës duke i thënë që ta lejojë të ndërtojë një kolibe, duke nënkuptuar një shtesë në banesë.
"Dua të ndërtoj një kolibe, një kasolle dhe këto na i ke ndaluar, të paktën këto na i lejo", iu drejtua i moshuari Ramës. 

Ndërsa përgjigja e kryeministrit Edi Rama ishte se pa leje nuk duhet të vendosë asnjë tullë.

"Pa leje përsëri, e?! Merre këtë dhe mos vendos asnjë tullë, se të iku qeleshja. Je në rregull tani, ti e prisje nga ai tjetri dhe ta solla unë. As votë s'na ke dhënë dhe lejen e more, ti përsëri votën andej", tha kryeministri Rama. 

Lejet e Legalizimit
Sulejman Bakiasi, banor i njësisë bashkiake nr.5 ka aplikuar për leje që në vitin 2006, duke shpenzuar shuma të mëdha parash, ndërkohë që shprehet i kënaqur që legalizimin e përfitoi  falas. “Kërkesën e kam bërë që në 2006-ën. Me kanë marrë edhe lekët. Më morën 1 milion ë e 200 mijë lekë edhe ikën, se ku vajtën se ku shkuan nuk e di. Këtë herë i morëm falas. Ju faleminderit!”, u shpreh ai.

Një tjetër banor i njësisë bashkiake nr.3, duke falënderuar stafin e ALUIZNI-t për punën e bërë u shpreh se marrja e lejes së legalizimit ishte një lajm i bukur për familjen e tij, e cila prej 10 vitesh priste të bëhej realitet. “Na premtuat, ju besuam, ju dhamë votën. Përsëri kjo do të ndodhë. Edhe të uroj mandatin tjetër, suksese të mëtejshme! Ju falënderoj për premtimin që mbajtët! Kam 10 vjet  që rrekem për këtë leje legalizimi. U bë e mundur që të më jepet sot, në këtë fundviti. Ky është një gëzim i madh! Në të njëjtën kohë dua të falënderoj dhe të përshëndes punonjësit e ALUIZNI, të palodhur, janë të rinj dhe të përkushtuar në punë. Suksese dhe Gëzuar vitin e ri!”.

Ndërkohë që Luan Zaim Bushi, leja e të cilit përkon me shifrën e 110 mijë të lejeve të shpërndara, e ka ndërtuar shtëpinë në vitin 2001, ndërsa që prej vitit 2006 ka aplikuar për procedurat e legalizimit.

Xhemal Cara është një tjetër banor i njësisë bashkiake nr.11, i cili mori lejen e legalizimit dhe shprehu besimin se vendi është në rrugën e duhur drejt një të ardhme më të mirë për brezin e ri. "Qëkur je zgjedhur kryetar i bashkisë së Tiranës jam befasuar nga ajo punë që ke bërë në bashkinë e Tiranës aso kohe sa që të gjithë thonin nuk do prishet kjo kullë e nuk do prishet ajo kullë por të gjitha u rrafshuan, Tirana u pastrua. Kam pasur bindjen  plotë se je njeriu i duhur për ta çuar Shqipërinë drejt një kulture evropiane edhe mirë është që të ndërtojmë një shtet me kulturë europiane këtu, se atë duan fëmijët tanë që ne ta ndërtojmë Europën këtu” u shpreh ai.

 “Ju falënderoj shumë që na bëtë të mundur marrjen e këtyre legalizimeve. Pas shumë streseve të jetës që ne po mbajmë ky ishte një stres shumë i madh, i cili fale jush dhe qeverisë suaj, mori fund” - u shpreh një tjetër qytetare.​

Fjala e plotë e Ramës gjatëndarjes së lejeve të legalizimit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë