Qytetari: Mos na sill deputet si Ben
Blushi, Rama: Mos na prish drekën

Qytetari: Mos na sill deputet si Ben<br />Blushi, Rama: Mos na prish drekën
ELBASAN-Kryeministri Rama këtë të marte vizitoi një familjen në fshatin Shushicë të Elbasanit. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe deputeti Taultant Balla vizituan shtëpinë e Osman Rexhës.
 
Kryeministri me Ballën dhe Sejdinin u priten nga familjarët në një drekë të shtruar posaçërisht për ta.
 
“Të ftuarit” së bashku me familjarët diskutuan për situatën e zonës ku ata jetojnë dhe investimet që janë kryer, ku herë pas herë nuk munguan dhe batutat.
 
I zoti i shtëpisë pasi e falënderoi për ndërtimin e rrugës dhe disa investime të tjera në zonën e tyre, i bëri një kërkesë kryeministrit. Ai i kërkoi të mos vendoste më kandidatë si Ben Blushi për Elbasanin.
 
Qytetari: Mos na sill më deputet si Ben Blushi që sa fitojnë na harrojnë dhe s vijnë më, por na sill deputetë si Taulanti që kemi këtu.
 
Rama: Ishim mirë, mos na e prish drekën, këto ullinjtë dhe prodhimet e fshatit janë shumë të mira, se kemi dhe një sebep tjetër për lejen e legalizimit.
 

Kryeministri Rama personalisht gjatë konsumit të drekës i dorëzoi kryefamiljarit dhe lejen e legalizimit.
 
Kryeministri Rama premtoi se në Elbasan do të kryhen dhe investime të tjerë në të ardhmen.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)