Qytetari: Nano në PS, mooos.
I përgjigjet Rama: Po flet pa lidhje
Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, është parë dy nat më parë përkrah deputetit, njëherazi ish-vartësit të tij, Taulant Balla, gjatë inaugurimit të një biznesi privat në Tiranë, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama
TIRANE - Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, është parë dy nat më parë përkrah deputetit, njëherazi ish-vartësit të tij, Taulant Balla, gjatë inaugurimit të një biznesi privat në Tiranë, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama. Nano ka qëndruar përkrah Ballës gjatë gjithë ceremonisë së inaugurimit. Ky afrimitet mes tyre s'ishte parë prej vitesh, madje që prej largimit të Nanos nga PS, në vitin 2009-ë, ishte aluduar edhe për një ftohje të raporteve miqësore mes tyre.
Përballë Nanos ndodhej kryeministri Edi Rama, i cili mbajti dhe një fjalim përpara të pranishmëve, ku inkurajoi investimet private në Shqipëri.
Fotot e këtij aktiviteti u publikuan nga kryeministri Rama në faqen e tij në "Facebook", ku shefi i qeverisë u ka kthyer përgjigje disa prej komentuesve.
Ndër komentet që bien në sy është ai i një qytetari me emrin Edmond Qirjaqi, i cili e cilëson praninë e Fatos Nanos në aktivitet si ribashkim të ish-kryesocialist me PS. Sipas tij, "me Nanon në parti PS mbaroi përfundimisht."
Kryeministri i tërhoqi vëmendjen komentuesit, duke e këshilluar të mos flasë së prapthi dhe pa lidhje.
Edmond Qirjaqi: Mooos i qenka bashkuar grupit Nano kryemafjozi?Mbaroi PS perfundimisht!
Rama: Si s'ju vjen aspak zor me te tilla marrezi, po si ka mundesi qe te flitet kaq se prapthi e krejt pa lidhje o Edmond?!
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.4%
-
Jo
14%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri/ SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27
-
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
10 Janar, 12:24
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Kek me mollë dhe kumbulla nga zonja Albana
10 Janar, 12:12
-
Spikat Vllaznia - Tirana, Superliga luan sot tre ndeshjet e para për vitin 2025
10 Janar, 12:09