TIRANË- Një qytetari shqiptar i ka rënë të fikët në mes të rrugës pasditen e kësaj të premte pranë parkut të autobusëve në Tiranë.
Ai është pikasur nga policia ushtarake, teksa po patrullonte në kryeqytet në kuadër të masave për COVID-19. Siç shihet në videon e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka qenë polici ushtarak Bledar Mesi, ai që i ka dhënë ndihmën e parë, i pajisur me maskë dhe doreza, e ndërsa ka mbërritur me shpejtësi edhe ambulanca.
Burime konfidenciale i thanë Shqiptarja.com se gjendja e tij ishte përkeqësuar për shkak se kishte qenë i dehur. Ai u dërgua te Urgjenca e QSUT-së.