Qytetaria, 'Foltorja' dhe sherri i përkohshëm Berisha-Basha

Qytetaria, 'Foltorja' dhe sherri i përkohshëm Berisha-Basha

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ka një përpjekje të madhe dhe gati të mundimshme të ish-kryetarit të PD-së për t’u fronësuar te PD-ja por tashmë pakuptueshëm, si kryetar, si lider apo thjesht si njeri që do të nisi katarsisin. Me një strukturë mendimi pak konfuze dhe duke rrëfyer shumë kundërshti në “Foltore”, ai ka kthyer diskursin e formacionit kryesor opozitar pas. E ndjekin shpesh publik, që më shumë janë të interesuar të heqin Bashën sesa të bëjnë ndryshimin. Ç’është më e keqja beniamini i tij, Basha, hesht. Kryetari aktual i PD-së e ka lënë Berishën jashtë grupit parlamentar me akrobaci politike, që e treguan sërish hapur për mungesën e korrektesës politike dhe mbi të gjitha të zotin për kulisat. Bash ato që e sollën dhe e mbajtën në pushtet. Madje, që i parathonë edhe fitore.

Në mënyrën sesi sillen të dy po shkelin realisht atë që qytetari pret nga sovraniteti individual, që e kërkon dhe e ndjell respektin. Kryeministri Rama nga ana tjetër me indiferencën e tij po luan me cinizëm për humbjen e kësaj partie, që në të shkuarën e drejtoi vendin në disa mandate. Fatkeqësisht, ajo që nuk duan të kuptohet realisht te PD-ja është një fakt se partia ashtu si shteti ka rregulla loje dhe qoftë dhe në opozitë je i detyruar t’i bindesh rregullave dhe njësoj si të gjithë bash ligjit të shtetit, të cilin mëton ta bësh më të mirë. Këtu Basha në përballjen me shtetin dhe ligjin nuk zhgënjen në ndjekjen e Berishës.

Në diskursin e kryetarit aktual të PD-së nuk e gjen një gjë të tillë dhe me sa duket do të jetë sërish e vështirë, kurse me Berishën në kërkimin e tij të sforcuar për të ardhur në pushtet me kaotizmin e ideve dhe planeve, kupton sesa larg është lëvizja e vet “Foltorja” me qytetarinë. Të paktën, ai vetë nuk e bëri atëherë kur duhej qytetarin e saj, e aq më tepër Basha me inkoherencën e mendimeve dhe ideve. Duket se ajo, që në filozofinë politike rreshtohet te qytetaria, mungon krejtësisht tek ata, ca më shumë respekti i të ndryshmes. “Qytetaria përfshin mekanizmin për të njohur dhe vepruar mbi detyrimet e atyre që nuk i njohim. Ajo i mundëson pjesës tjetër të qëndrojnë krah për krah kundër autoritaritetit  dhe të pohojnë të drejtat e tyre të përbashkëta. Kësisoj ajo prodhon një mburojë kundër shtypjes dhe një jehonë të zërit ndryshe. Pa këtë trajektore nuk ka një pikë shkarkimi për opozitën përveç konspiracionit për të rrëzuar pushtetin në fuqi”, shkruan një nga ideologët më të njohur të së Djathtës, Scruton.

Në të gjithë diskursin e Berishën mungon jo vetëm trajta ideologjike, por edhe udha se ku do shkojë, veç faktit që do t’i shpëtojë ndonjë mase ekstreme që mund t’i vijë nga përtej oqeanit. E propozoi ndryshimin ideologjik të Partisë në një nga “Foltoret” duke harruar se ndryshime të tilla kërkojnë rrahje idesh dhe mbi të gjitha sanksionohen nga kongrese. Rrugë e njohur për të ardhur shkurt në pushtet pasi për t’u afruar me qytetari duhet shumë e shumë punë, pikërisht atë udhë që e bëjnë pak njerëz ose si e shprehte dikur Otto von Bismarck: “Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri”. E tillë është rruga e drejtë, ajo që prej kohësh mungon atje ku duhet në krahun e djathtë, në atë hapësirë ku demokracia shqiptare po kërkon zgjedhje për shumë nga plagët e saj, që i janë dhënë nga binomi përkohësisht i përçarë Basha-Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jozefina: 08/10/2021 16:06

    Bërisha dhe Basha jane bashke nje e te pandare. Kur ta marri vesh USA dhe Rama kete pune do te jete vone. Vetem ata te dy e dine kete gje. Asnje tjeter. Puna e komisarit ishte loja. Duhet inteligjence dhe analize e kthjellet per ta kuptuar kete. Mos kujtoni se i dini te gjitha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë