Qytetarja i ankohet për QSUT, Rama
telefonon Drejtoreshën/Përgjigja e saj

Qytetarja i ankohet për QSUT, Rama<br />telefonon Drejtoreshën/Përgjigja e saj
Është bërë i natyrshëm tashmë komunimiki online i kryeministrit Rama me qytetarët. Prej kohësh Rama shikon reagimet e qytetarëve në llogarinë e tij në “Facebook” dhe u kthen atyre përgjigje për problematika nga më të ndryshmet me të cilat ndeshen qytetarët shqiptarë dita-ditës.

Ditën e sotme në llogarinë e tij në “Facebook” kryeministri Rama postoi një video  ku ndër të tjera sqaron se thotë se qeveria shqiptare investoi 1.6 mln euro për kurën falas “Viekirax and  Exviera” e cila ndihmon për kurimin e hepatitit C. Po ashtu Rama shkruan se është i ndërgjegjshëm që sfida në rrugën e shëndetësisë është shumë e vështirë, por sipas tij në këto tre vjet është bërë shumë në këtë sektor.

Mirëpo ajo që bën përshtypje në këtë postim të kryeministrit është reagimi i një qytetare e cila quan Edjona Hodaj  i shkruan kryeministrit se ky i fundit nuk mund të jetë krenar për shëndetësinë për faktin se sipas saj ka mungesë të madhe ilaçesh, ka korrupsion, etj.

Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje Edjonës duke i thënë se ajo duhet të denoncojë në instancat përkatëse rastet abuzive, pasi ato në fund të fundit përmirësojnë situatën.

Ndërkohë nuk ka mjaftuar kjo dhe ka reaguar drejtoresha e QSUT Ogerta Manastirliu. Ajo i ka bërë me dije Edjonës së është komunikuar nga kryeministri për rastin në fjalë. Manastirliu i ka vënë Edjonës në dispozicion numrin e saj dhe i është shprehur se është disponibël në çdo moment për takim.

rama
rama
(Komentet në Facebook-un e Ramës)

Komentet në Facebook-un e Edi Ramës:
Edjona Hodaj: Ky eshte nder te vetmit sektor ku ju si kryeminister nuk duhet dhe nuk mund te jeni krenar dhe te pretendoni se keni bere dicka,ilacet neper pavjone mungojne(aty edhe betadina dhe pambuku mungojne),vetem sherbim nuk mund te marresh.Gjithcka do e paguash,duke filluar qe nga polici te dera edhe deri te mjeku…..pervecese te duhet te blesh ilace ka dhe shume analiza qe duhet ti besh te privati se shteti nuk i ben(si psh dedimeri qe kushton 3800 lek te rinj)….Vetem ai qe e ka provuar te kete nje familjar ne spital e di shume mire se ne cfare derxheja eshte shendetesia ne kete vend.

Edi Rama: Edjona, lejomeni te mos i besoj ato qe thoni ju deri ne momentin qe ju jeni e gatshme t’i ballafaqoni keto qe keni shkruar ketu, ne drejtorine e QSUT-se! Nese e pranoni nje ballafaqim te tille, une jam i gatshem te jem i pranishem dhe pastaj le te shohim si qendron e verteta e padyshim, t’i shkojme deri ne fund se bashku nxjerrjes se çdo pergjegjesie nese ka vertet te tilla!

Tonio Toni: As armikut me te madh ne bote nuk ja uroj te shkoje ne Spitalet Shteterore ne Shqiperi. Sherbimi eshte bere mu* fare. Ke frik te shkosh ne urgjence se te thone shko ble serumin, ilacet, gjilperat se farmacia perball se ne skemi. Dhe ne na genjeu mendja se do e besh shendetesine falas. Turp turp

Edi Rama: Fjalen turp ti Tonio Toni, mbaje per vete nese s’do qe ta mbash mbi vete, sepse pavaresisht veshtiresive monumentale qe ka rruga e ndryshimit te kushteve e te cilesise se sherbimit tone shendetesor, s’ka asnje krahasim me tre vjet me pare! Nderkohe qe kjo videoja ketu, eshte nje copez e historise se ndryshimit, ku FALAS per keta njerez eshte siguruar shpetimi nga nje torture shume e gjate qe u kercenonte jeten… Ka edhe shume e shume gjera te tjera per te thene, po me radhe, nderkohe qe zotrote shko vizitoje njehere QSUT-ne dhe beje vete krahasimin me tre vjet me pare!

Luljeta Shehu: Vazhdon njesoj deri kur sherbimi mjekesor te te trajtoi si njeri dhe jo si portofol ,deri kur klinika te jete ne kushte normale , deri kur ti kur shkon te kerkosh ndihme MOS te mendosh ne duart e kujt kam rene do gjej derman apo jo …….

Edi Rama: Luljeta, pa mohuar apo kundershtuar asgje nga çfare thua, por duke e ndjekur nga afer, perdite, punen per ta nxjerre shendetesine nga agonia e gjate, te siguroj qe JO, nuk vazhdon njesoj!…

Jolanda Muceku: Absolutisht nuk eshte si para 3vitesh gjendja ne spitale por shume here me keq.Sorollatje pafund,ska analiza,per te bere nje skaner duhet qe i semuri te prese nja 3muaj ne e zente ai 3-muajshi.Per te marr ca ilace te rimbursueshme ish shume here me lehte.Ndersa tani….,psh per te marre ca ilace per 1te semure nga veshkat-duhet te marresh rekomandim te mjeku i familjes,pastaj jalla sa te gjesh mjekun e veshkave te lagjes per 1vule,pastaj duhet te shkosh te ajo gjeja e tmerrshme(konsulta e qsut)ku po arrite te mbarosh pune brenda dites je me fat,pastaj te mbushesh receten te mjeku nefrolog te 6-kateshi,pastaj te statistika 1vule tjeter,pastaj 2ore radhe te isksh-ja dhe me se shumti kur vete te farmacia e qsut te thone ska ardhur ende furnizimi po duku pas 1jave.

Ja kjo eshte shendetsia e reformuar juaja.Ne gjithe vendet e botes ketyre te semurve jua cojne vete ilacet,jua lehtesojne transportin,jua lehtesojne jeten e jo si ketu.

Edi Rama: Jolanda Muceku ah vertet?! S’kam cfare them une asgje, kur keni thene eshte me keq se tre vjet me pare i keni thene te gjitha dhe prandaj gjithcka tjeter keni shkruar me pas nuk eshte as e nevojshme

Eri Qose: Me ato leket e chek-upit do kishe ndertuar 3 super spitale ne 3 qytete te shqiperise.

Edi Rama: Ah vertet?! Po nga kush e ke kete konkluzion Eri Qose apo ja keshtu, lexo e shkruaj neper rrjete ku çdo gje qe lundron hahet.

Jon Beu: O rame bo nai gjo tmahesh men per tmir se nuk do morim gjo mrapa hap vene pune futu ne borxh me shtete mer traktora ujsjellsa ngreje ekonomin

Edi Rama: O jon, qe mos i kujtosh gjonat kaq te lehta daku, une them lexo nai liber me shum se sa me shum te dish aq me pak e ngaterron kollajllikun e llafeve me peshen e mendimeve [😀]  Te paça mire.

Enea Zharri: Sot ne periudhen e “Rilindjes”, shendetesia eshte pjesa ku calon me shume sistemi i qeverisjes. Eshte fusha ku njerezit kane humbur besimin dhe shpresen.

Edi Rama: Nuk eshte pjesa ku çalon me shume sistemi i qeverisjes, po eshte pjesa ku plaga e trasheguar eshte nder me te rendat dhe kerkon me shume kohe per t’u kuruar; ku reforma eshte e thelle, po kerkon me shume durim per t’ia marre frytet; ku ndryshimet jane sidoqofte te medha ne krahasim me tre vjet me pare, po ku ajo qe duhet eshte ende larg.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë