Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa leje legalizimi në Bashkinë Kamëz këtë të premte.
Fjalën para banorëve të Kamzës Rama e nisi me batuta dhe ironi për kryebashkiakun e djathtë, Xhelal Mziu dhe ish-drejtorin e ALUIZNIT Shaban Memia.
"Nga 2006-a, kur Shabani filloi punë, për 7 vjet u dhanë 538 legalizime. Nga 21 mijë gjithsej në gjithë Shqipërinë, janë 80% lokale, bare, restorante, motele, pishina ku janë legalizuar në pika shumë të rëndësishme për qytetet, zonat e banuara dhe që tani janë pronë e për të bërë pastaj një rrugë, për të hapur një oborr shkolle, spitali, aktualisht, sot mora informacion se për të hapur oborrin e Spitalit të Elbasanit, që është i pushtuar nga ndërtimet e paligjshme, duhet të shpronësojmë, a thua se ata ishin pronarë, për të liruar oborrin e sptialiut dhe ato janë lokale.
Në Kamëz kemi bërë 10-fish legalizime falas krahasur me legalizimet me lek në kohën e Shabanit".
Nuk munguan as batutat e Ramës me qytetarët gjatë shpërndarjes së legalizimeve. Një prej tyre, i cili u prezantua me originë nga Bushtrica e Dibrës, thirri: "Rroftë PS me në krye Edi Ramën". Kreu i qeverisë iu përgjigj me batutë se qenka orator si Sadriu (Sadri Abazi).
Ndërsa një qytetare i drejtohet Ramës me fjalën "o yll", por kryeministri ia pret me njëherë: "Ti ose nuk ke parë yje dhe të dukem unë si yll, ose nuk sheh mirë".
Qytetari: Rroftë Partia Socialiste me në krye Edi Ramën këtu në Kamëz.
Rama: Ky i mbaka fjalimet si Sadriu, qenka orator si Sadriu...
Qytetari: Jam nga Bushtrica e Dibrës..
Rama: A s'qenke nga Kalaja e Dodës? Se të Kalasë së Dodës e kanë me ulërima...
(Një qytetare thërret: O yll, o yll)
Rama: E dëgjova o yll, o yll, po thash ishallah s'e ka me mua.
Rama: Ti ose nuk ke parë yje dhe të dukem unë si yll, ose nuk sheh mirë. Të jenë yjet si puna ime nuk ndrin gjë në qiell. Thashë e ka me Lamen, por ky është më keq se unë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com