Qytetarë e aktivistë të shoqërisë cilive në Shkodër dalin në protestë! Bllokojnë Urën e Bahçellëkut, thirrje të fikin makinat (VIDEO)

SHKODËR- Shtrenjtimi i jetesës ka nxjerrë qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile në qytetin e Shkodrës në protestë. Për gati 5 minuta, ato kanë bllokuar Urën e Bahçellëkut kundër rritjes së çmimit të karburantit si edhe të ushqimeve, që ditëve të fundit kanë arritur kulmin.

Në mes të urën kanë vendosur kartona për të bllokuar rrugën e ku shkruhet "Protesto. Buka, nafta e vaji po rriten", teksa kanë vendosur edhe një shirit.

Kjo ka shkaktuar edhe trafik të rënduar për disa minuta, ku qarkullimi u bllokua., teksa nuk kanë munguar edhe thirrjet për të fikur makinën në shenjë proteste.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb