Qyteti fantazmë 1 bilion $, ku
nuk do të jetojë kurrë askush

Qyteti fantazmë 1 bilion $, ku<br />nuk do të jetojë kurrë askush
Amerika Perëndimore është e mbushur me qytete dhe fshatra 'fantazmë', që janë braktisur dhe janë komplet të pabanuar. Këtij grupi po i shtohet edhe një qytet i ri në New Mexico, pronarët e të cilit nuk do të lejojnë askënd që të jetojë aty brenda. 
pegasus
Firma e telekomunikacionit dhe teknologjisë Pegasus Global Holdings, po planifikon të ndërtojë një qytet në shkretëtirën e New Mexico-s, për të eksperimentuar dhe zhvilluar teknologjitë më të fundit, që do të mundësojnë jetesën moderne. 
pegasus
Pegasus do të shpenzojë 1 bilion dollarë për të krijuar këtë qytet me sipërfaqe 29 km katrorë, i pagëzuar me emrin CITE. Ndërtimet do të fillojnë vitin e ardhshëm dhe mendohet të kenë përfunduar në fillim të vitit 2018. 
pegasus
CITE do të jetë mjaftueshëm i madh sa për të mbajtur 35,000 banorë, por asksuh nuk do të jetojë aty brenda. Kompanitë do të kenë mundësinë të testojnë shpikjet më të fundit si makinat pa shofer, ose shtëpitë që mund t'i rezistojnë katastrofave natyrore e duke qenë se s'do të ketë banorë, rreziku do të jetë minimal. 

Sidoqoftë, disa kërkues janë të mendimit se një shpikje nuk mund të provohet në një ambient pa njerëz.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar