'Qyteti humbi një pjesë të zemrës', Grida Duma për Report Tv: Duke harruar nuk shpëtojmë, duke kujtuar ne ringrihemi

Ish- deputetja e PD-së Grida Duma në një prononcim për Report TV është shprehur se qyteti ka humbur një pjesë të zemrës së vet që është arti.

"Pjesëmarrja është e madhe, është një ditë rëndë, ku qyteti ka humbur një pjesë të zemrës së vet që është arti. Besoj fort që në ditët në vijim kundërshtia dhe revolta  do të jetë më e madhe. Jemi në momente plagosjeje për gjithë shoqërinë shqiptare. Nuk ka ushqim më të madh se sa ushqimi shpirtëror, kur vendet rimkëmben, rimëkëmben nga arti, ushqimi shpirtëror. Le të marrim shembullin e Italisë,  kur po rimëkëmbej nisej nga kinematë. Duke harruar nuk shpëtojmë, duke kujtuar ne ringrihemi. Duhet të besojmë se sa më shumë të kalojë koha, kundër përgjigja është më e madhe", tha Duma.

Ajo gjithashtu ka shtuar se PD-ja e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Aleancën në çdo rast , pasi në krye të folësve janë ata që kanë sakrifikuar.

"Është shpirti artistik ai që ka mbrojtur teatrin. Pas momentit që është respektuar kalendari i aleancës, PD-ja do të mblidhet e do të vijojë me agjendën  e vet. Kemi hyrë në një zonë të nxehtë", ka thënë Duma.


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë