BERAT-Rreth 60 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar qytetin e gurtë të Beratit apo të quajtur ndryshe si “qyteti i një mbi një dritareve” duke sfiduar edhe temperaturat e larta.
Ndër destinacionet më të preferuara të turistëve me bukurinë dhe historinë që ofrojnë janë tre lagjet “Mangalem" “Gorricë dhe Kala” tashmë të mbrojtura edhe nga UNESSCO . Gjatë këtyre ditëve në qytet ndesh turistë nga shumë vende të botës si Franca, Spanja, Kroacia, Anglia, Gjermania, Polonia, Norvegjia, por edhe mjaft vende të tjera. Ata shprehen të mahnitur nga bukuria e qytetit dhe premtojnë se do të rikthehen përsëri në Shqipëri.
"Jam nga Franca, Parisi. Ne po vizitojmë Shqipërinë, dhe Beratin pasi është një vend i famshëm. Është shumë bukur dhe interesante këtë", shprehet një turistë.
"Jam nga Spanja. Zgjodha të vizitoj Beratin sepse është një qytet shumë i mirë. Këtu janë njerëzit shumë të mirë. Do rikthehemi sërish këtu", tha një tjetër.
"Këtu është bukur dhe interesante. Ushqimi është shumë i mirë. Ju rekomandoj të gjithëve ushqimin dhe Beratin", u shpreh një turist tjetër.
Kryetari i ri i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se krahasuar me një vit më parë, qyteti ka njohur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve. Berati u shpall “qytet muze” në vitin 1961, ndërsa që nga viti 2008 është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s për shkak të vlerave të veçanta historike e kulturore.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Besimtarët e krishterë në Berat festojnë Krishtlindjet: Dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje
25 Dhjetor, 11:37
-
VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit
25 Dhjetor, 09:03
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor, 16:49
-
Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë
19 Dhjetor, 16:26
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor, 22:31
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor, 21:12
-
Berat/ Arrestohet një person, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri! Kamerat e filmuan kur e përndiqte! Ishte recidivist
18 Dhjetor, 17:24
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 60 vjeçari në Berat
18 Dhjetor, 13:33
-
Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit
18 Dhjetor, 13:19
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor, 13:55
-
E rëndë në Berat/ Ishte duke punuar, ndërron jetë 47 vjeçari! E zuri poshtë një masiv guri (EMRI)
17 Dhjetor, 13:03
60.000 turiste sikur te shpenzojne 50 euro =3 million euro Shteti takson bizneset dhe ja ku fitojne te dy palet . Vetem me turizem elitar mund te rimekembet ekonomia e qyteteve te tilla
Përgjigjuju keshilloj turisteve te huaj qe te mos hajn ne restorante se do hajn noj dru
Përgjigju