Qyteti i koalicionit, Basha: Për
Ramën e Metën,Shkodra mallkim

Qyteti i koalicionit, Basha: Për<br />Ramën e Metën,Shkodra mallkim
SHKODER-Lulzim Basha ka përsëritur se ka ikur koha që në Shqipëri timonin e qeverisjes e mbante vetëm një person.

Sipas tij, kurrë nuk do ta ketë një politikan të vetëm në Shqipëri, që të mbajë timonin, pasi nuk funksionon kështu as Europa dhe Amerika.
 
Duke u ndalur te qyteti i Shkodrës dhe qeverisja e dyshes Rama-Meta, Basha kujtoi marrëveshjes mes PS dhe LSI 4 vite më parë dhe shtoi se u kthye në mallkim.

Shkodra u kthye në mallkim për koalicionin e mashtrimit, ja ku vijnë sot pas 4 vitesh i shikoni si kllouna cirku, palaço estradash, bëjnë opozitën e njëri-tjetrit.

Se s’kanë fytyrë të dalin para Shkodrës, para shqiptarëve. Rama dhe Meta po flasin sikur ishin bashkëkryetarë të opozitës.

Të dielën e madhe të këtij bashkimi, ju që akoma nuk e keni ndarë mendjen, nuk do të votoni për asgjë tjetër përveçse se një ekonomie të fortë.

Ata që akoma nuk e kanë vendosur votën, keni vetëm një plan ekonomik me vulat e këshilltarëve të Merkel, që është plani i PD.
 
Jo timoni, obsesioni me pushtetin. Tani e do vetëm që pushtetin në dorën e një njeriu që i solli vendit kaq të këqija në 4 vite.
 
Sa për timonin, kurrë nuk do ta ketë një politikan i vetëm në Shqipëri, nuk funksionon kështu Europa dhe Amerika.
 
Jo më metoda sundimtare të vjetra, timoni në duart e një politikani merr fund në 25 qershor.
 
Shkodra, lokomotiva e 25 qershorit, do të mbyllim precedentin e politikanit që mashtron njëherë dhe vjen sërish, hapeni derën për Republikën e qytetarëve”
 deklaroi ai.


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë