Qyteti i paqes, i adhuruar nga të gjithë dhe për të cilin vetëm luftohet. Çfarë e bën Jerusalemin një vend të shenjtë?

Qyteti i paqes, i adhuruar nga të gjithë dhe për të cilin vetëm luftohet. Çfarë e bën Jerusalemin një vend të shenjtë?

Prej ditësh qyteti i shenjtë i Jeruzalemit është në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjeve të shumta mes izraelitëve dhe palestinezëve.  Pse është Jeruzalemi, qyteti i shenjtë kaq i rëndësishëm për izraelitët dhe palestinezët?

I njohur në hebraisht si Yerushalayim dhe në arabisht si al-Kuds, Jerusalemi është një nga qytetet më të vjetra në botë. Ai është pushtuar, shkatërruar dhe rindërtuar herë pas here dhe në çdo shtresë të tokës së tij zbulohen pjesë të ndryshme të së kaluarës dhe historisë. Qyteti i vjetër, përbëhet nga një labirint rrugicash të ngushta dhe arkitekturë historike që karakterizon katër lagjet e tij – të krishterë, myslimane, hebreje dhe armene, ku çdo lagje përfaqëson popullsinë e vet. Të krishterët kanë dy lagje, ndër to dhe armenët, lagjja e të cilëve, më e vogla nga të katërtat, është një nga qendrat më të vjetra armene në botë.

Është tejet unike që komuniteti i tyre ka ruajtur kulturën dhe civilizimin e veçantë brenda Kishës dhe manastirit të Shën James, i cili përfshin pjesën më të madhe të pjesëve të tyre.

Kisha

Brenda lagjes së krishterë është Kisha e Varrit të Shenjtë, një vend i rëndësishëm pelegrinazhi për besimtarët e krishterë në të gjithë botën, sepse mendohet të jetë vendi i vdekjes, kryqëzimit dhe ringjalljes së Jezusit. Kisha menaxhohet bashkërisht nga përfaqësues të konfesioneve të ndryshme të krishtera, kryesisht Patriarkana Greke Ortodokse, fretër françeskanë nga Kisha Katolike Romake dhe Patriarkana Armene, por gjithashtu edhe nga etiopianët dhe Kisha Ortodokse Siriane. Është një nga destinacionet kryesore të pelegrinazheve për miliona të krishterë në të gjithë botën që vizitojnë varrin bosh të Jezusit dhe kërkojnë ngushëllim në atë vend.

Xhamia

Lagjja Myslimane është më e madhja nga të katërtat lagjet e Jerusalemit dhe përmban faltoren e Kupolës së Shkëmbit, si dhe Xhaminë al-Aksa, në një vend të njohur për myslimanët si Haram al-Sharif. Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë në Islam pasi myslimanët besojnë se Profeti Muhamed udhëtoi këtu nga Meka dhe u lut me shpirtrat e të gjithë profetëve. Disa hapa larg, tempulli i Kupolës së Shkëmbit mban gurin, ku myslimanët besojnë se Muhamedi u ngjit në qiell.

Besimtarët myslimanë vizitojnë vendin e shenjtë gjatë gjithë vitit, por çdo të premte gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra mijëra myslimanë vijnë të luten në xhami.

Muri Perëndimor

Lagjja hebraike është shtëpia e Murit Perëndimor, një mbetje e murit mbështetës të malit, në të cilin dikur ishte Tempulli i Shenjtë. Hebrenjtë besojnë se ky ishte vendi i gurit themelor nga u krijua bota, dhe ku Abrahami u përgatit të sakrifikonte birin e tij Isakun. Shumë hebrenj besojnë se Kupola e Shkëmbit është vendi i Shenjtë i Shenjtërve.

Ky vend menaxhohet nga Rabini i Murit Perëndimor dhe çdo vit pret miliona vizitorë. Besimtarët hebrenj nga e gjithë bota vizitojnë këtë vend për t’u lutur dhe për t’u lidhur me trashëgiminë e tyre, veçanërisht gjatë Festave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/05/2021 03:22

    Dua te jap dy info.interesante shtese:Pervec Kishes se Varrit te Shenjte,si vend i vizituar eshte dhe nje varr shkembor,i supozuar si varr i Krishtit,por qe nuk ka ndonje kishe afer.Profesoret, na thoshnin qe ky zbulim u trumbetua nga protestantet si vend me afer pershkrimit biblik,por edhe se protestantet, duke qene te ardhurit me te fundit ne Jeruzalem,donin edhe ata nje vend te tyre,per te vertetuar te thenat ne Bibel.Info.e dyte ka te beje me murin ku luten hebrejte.Tempulli i fundit u ndertua nga mbreti Herod,ne nje perpjekje per te fituar zemrat e hebrejve,qe deri atehere nuk kishin shume simpati per te.Tempulli u shkaterua nga romaket.Mbetjet e murit rrethues ku luten sot hebrejte perbehet nga zona per burrat dhe ajo e grave(ne zbatim te rregullave fetare,jane te ndare).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025, vota nga jashtë në fokus të takimit të OSBE me Grupin Ndërkombëtar të Punës

Zgjedhjet parlamentare 2025, vota nga jashtë në fokus të takimit të OSBE me Grupin Ndërkombëtar të Punës