Përtej Atlantikut, larg nga “Mbretëria” e Trump, një qytet i vogël në Slloveni ka festuar faktin që vajza e rritur me ta tashmë është zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
I gjithë qyteti i Sevenica-s e kaloi natën në bar duke valëvitur flamuj amerikanë dhe duke parë ecurinë e numërimit të votave për zgjedhjet në SHBA.
 
Melanie Trump, e njohur për qytetin si Melanija Knavs lindi në në vitin 1970 dhe jetoi në katin e tretë të një ndërtese të rralllë në pjesën industriale të qytetit.
 
Banorët shprehen se tashmë Trump është hero lokal ndërsa me padurim kanë ndjekur rezultatet e numërimit që konfirmuan fitoren që ata prisnin me shumë ankth.
 
Kur fitorja e Trump u pa qartë shampanja dhe festa nuk u ndal në Sevenica. “Ish-modelja nga qyteti i vogël arriti majat e botës sepse gjeti burrin e duhur”.

[gallery]19566[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com