Qyteti ku nuk ka më vend për të vdekur... (FOTO)

Qyteti ku nuk ka më vend për të vdekur... (FOTO)

Varret në Hong Kong

Një vend me 7.5 milionë banorë, Hong Kong është një nga qytetet me çmimet më të larta për shtëpi dhe tokë. 

Kjo gjë ka sjellë që njerëzit do të duhet të punojnë shumë për të pasur një banesë gjatë jetës, por edhe pas saj.

Fallon, është një fotograf që jeton në Singapor dhe filloi të fotografonte varret kur ishte me pushime në Hong Kong.

 Ai përdori një dron për të marrë foto ajrore, për të treguar madhësinë e habitshme të varrezave, të cilat  duken si pika të vogla në një det me gurë varri.

I intriguar nga kufijtë e hapësirës fizike të qytetit, ai bëri disa udhëtime të tjera në qytet gjatë pesë viteve të ardhshme për të fotografuar atë që ai e quan "qyteti i ndryshimit të kulturës së vdekjes".

Në Hong Kong nuk ka kushte për të vdekurit, pasi mungojnë hapësirat dhe një varrezë private në qytet shkon deri në 36 mijë dollarë.

Të gjithë hapësirat për varre janë zënë dhe janë vetëm parcela të ripërdorshme që janë subjekt i zhvarrosjes së detyrueshme pas vetëm gjashtë vjetësh.

Sipas CNN, njerëzit mund të presin deri në shtatë vjet për një vend të lirë.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve zgjedhin të djegin trupat e të vdekurve, por edhe për të gjetur një kuti të vogël për të ruajtur hirin është e vështirë.

Ora 10:44
Qyteti ku nuk ka më vend për të vdekur...
27/8
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Kafsha: 19/09/2019 14:09

      Pse nuk digjen te shpetojne te gjithe? Zjarri pastron cdo gje!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      28 Nëntor, 09:20

      A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

    Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç