Qyteti nëntokësor në Kukës do të bëhet muze, gati projekti (VIDEO)

KUKËS- Qytetin e nëndheshëm apo vendstrehimin e ndërtuar dekada më parë nga regjimi monist, për të strehuar aty më shumë se 10 mijë banorë në rast të një sulmi, pritet që të kthehet në muze.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, i cili tha se është një shoqatë italiane e cila ka shfaqur interes për të investuar për qytetin e nëndheshëm të Kukësit dhe kthimin e tij në muze. Sipas Gjicit, një gjë e tillë do të shërbente jo vetëm një atraksion turistik për Kukësin, por edhe një burim i madh të ardhurash.

"Ne kemi fituar një projekt nga një shoqatë Italiane afër 2.7 milion euro. Në fazën e parë jemi shpallur fitues. Presim të nënshkruajmë kontratën për vazhdimin e projektit. Pa dyshim që do të vijnë italianët këtu, por do të shkojmë edhe ne në Itali për të biseduar për projektin. Do të punohet nëntokë për ta kthyer këtë qytet që është i rrallë për Shqipërinë për ta kthyer në një qytet muzeal për vizitorë jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj. Besoj se do të jetë diçka e mirë për të ardhurat e bashkisë", u shpreh Gjici.

Në lidhje me këtë bashkia e Kukësit, i ka dërguar një informacion të detajuar edhe qeverisë, ku ka kërkuar shfrytëzimin e këtij vendstrehimi për turizëm historik. Ky vendstrehim është 30 metra nën tokë dhe përbëhet nga shkallët në formë rrethore, kryqëzime e tunele si një labirint. Për ndërtimin e tij është punuar gati 20 vite, ndërsa janë shpenzuar miliarda lekë. Ky qytet i nëndheshëm lidhet me disa lagje.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 24/10/2019 21:05

    Po keshtu te kthehet edhe Piramida ku brezat e rinj ta shikojne me sy se si ka jetuar diktatori nga nje ane dhe nga ana tjeter si kane vuajtur ata qe guxuan sadopak ta kritikonin dhe nuk jam ne kundershtim me projektin por ky projekt te realizohet diku tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali