Rëndohet numri i viktimave, 210
të vrarë në rrethinat e Damaskut
Në Guta të Sirisë vazhdojnë bombardimet e trupave pro-regjimit, të cilat vetëm këtë të martë u kanë marrë jetën mbi 60 personave, duke e çuar në 210 bilancin e viktimave të aksionit që prej ditës së diele.
Në Guta të Sirisë vazhdojnë bombardimet e trupave pro-regjimit, të cilat vetëm këtë të martë u kanë marrë jetën mbi 60 personave, duke e çuar në 210 bilancin e viktimave të aksionit që prej ditës së diele.
Trupat pro-qeveritare kanë vijuar sulmet në Guta, një zonë periferike në rrethinat e Damaskut, duke vrarë vetëm këtë të martë 66 persona. Masakra ka shkaktuar indinjatë ndërkombëtare, nisur nga fakti se që prej së dielës sulmet ajrore dhe me raketa u kanë marrë jetën mbi 210 vetëve, kryesisht të rinj dhe fëmijë.
Lajmin e ka konfirmuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, ndërkohë që nga ushtria siriane nuk ka pasur asnjë reagim, përveç deklaratës së mëhershme se në shënjestër janë vënë vetëm rebelët. Aktet e fundit të dhunës në zonën periferike të kryeqytetit sirian janë pjesë e një operacioni masiv të regjimit të presidentit Bashar al Assad, i fokusuar në disa zona të vendit për t’i dhënë fund rebelimit 7-vjeçar ndaj tij.
Panos Moumtzis, koordinatori i OKB’së për çështjet humanitare në Siri, dënoi bombardimin e 5 spitaleve dhe paralajmëroi se sulmet e qëllimshme ndaj godinave mjekësore mund të përbëjnë krime lufte. Ndërsa qeveria franceze e cilësoi aksionin një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
Në Bruksel, lideri i opozitës siriane Nasr al Hariri i tha përfaqësuesve të vendeve të BE’së se intensifikimi i sulmeve përbënte një krim lufte dhe kërkoi ushtrimin e një presioni më të madh ndaj Assad. Ndërkohë, në Gjenevë, agjencia e OKB’së për fëmijët shprehu indinjatën e saj për vrasjen e të miturve, duke deklaruar se ngjarja e ka lënë pa fjalë.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59