Rënia nga kategoria, Brace-Dukës:
Zëvendësove Tiranën me Kamzën

Rënia nga kategoria, Brace-Dukës:<br />Zëvendësove Tiranën me Kamzën
TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i cili njihet si tifoz i zjarrtë i skuadrës kryeqytetase të Partizanit, ka reaguar pas rënies së ekipit të Tiranës nga kategoria.
 
Braçe në një status në profilin e tij në “Facebook”, ka sulmuar Federatën Shqiptare të Futbolli dhe kreun e saj Armando Duka.
 
Ai akuzon FSHF-në pasi sipas tij ekipin e Tiranës e zëvendësuan me ekipin e Kamzës.
 
Braçe propozon që të shikohet tabela, duke iu referuar ndeshjeve të dy skuadrave, Tiranës dhe Partizanit me Kukësin.
 
Gjithashtu Braçe ka edhe një mesazh për Refik Halilin.
 
Statusi i deputetit socialist Erion Braçe
 
“SISTEMI” JA DOLI!
Siç ju thashë një të diel më parë;
Nuk ka festë! Ka dramë!
Armando Duka dhe Federata e tij ishin dje në “festën” e produktit të tyre, qindra kilometra larg Dramës! Sa më larg prej saj!
Madje dhe duke heshtur, dje, sot dhe përgjithmonë për Dramën.
Ekipi historik i Shqipërisë,
Tirana nuk është më në futbollin e madh;
dje e zëvendësuan me Kamzën!!
Ngjarja është tërësisht produkt i Sistemit!
Kurrë nuk u luajt në fushë!
Shiheni tabelën;
Në krye,
Partizanit i mungon fitorja me Kukësin-ajo e mohuar dhunshëm kur goli i rregullt një metër, ju mohua tamam në favor të Kukësit!
Në fund,
Tiranës i mungojnë gjashtë pikët me Kukësin, falur dhimbshëm, për t’u bërë fitues në një kompeticion mu ashtu siç sistemi të mëson, të detyron!
Kukësi e mori për tre vite rresht mësimin dhe ja doli,
por nuk është me Kukësi i nderit!
Tirana, e pamësuar mesa duket me fregullat e sistemit,
nuk ja doli, nuk diti të bëjë llogarite mirë dhe, ja ku është në pikën më të zezë të historisë së saj.
Tani ai kori i tribunave,
“S’ka Dinamo as Tironë, por ka vetëm Partizon”, është realitet!
Sistemi u shërben tifozëve ndonjëherë.
Kur Sistemi detyronte këmbimin mes ndeshjeve të kampionatit në favor të Kukësit dhe, ndeshjeve të kupës në favor të Tiranës,
ca spurdhjakë që e kanë zbuluar Tiranën vonë-shanin studio më studio si fanatikë, madje ulërinin: S’ka revoltë tifozësh për këtë që po ndodh, veç Erion Braçe po proteston si tifoz i Partizanit!
Tani qepeni!
Madje tani ju s’keni të drejtë as të qani!
Jeni njerëzit banalë që pranoni më mirë t’i nënshtroheni Sistemit e të fitoni prej tij, se sa të fitoni ndershmërisht,
siç ka qenë në “adn”-në e Tiranës së Nallbanit-të madhit e të riut, të Muçës, Memës, Kolës e Mingës, të Bulkut, Mukës, Muzakës e Dabullës, këta që kam arritur unë po përmend.
Por nuk keni të drejtë as të sulmoni kënd;
Zërat tuaj më të fortë, i kanë bërë temena të mëdha sistemit, madje edhe politikisht, se me demek “i madhi” i sistemit lufton edhe komunizmin; ju kam thënë Federata tani ka edhe parti.
Ua ktheu reston dhe mirë ua bëri!
Tani dy fjalë kam për fund;
Për një burrë që e respektoj pa fund, Refik Halilin.
Rit, mos e ul kokën, mos u dorëzo, por pa asnjë diskutim rikthehu atje ku e ke nisur me pasion e nder, duke refuzuar sistemin dhe mënyrën e tij të të fituarit.
Siç ti e sheh, kushton shumë shtrenjtë kjo rruga e sistemit!
Nderi vlen dhe ti e njeh këtë rrugë.
Sa më parë në Superligë;
Na duhet Derbi i madh i kryeqytetit, na duhet Derbi i madh i Shqipërisë, nuk ka kund në këtë vend si ai.
Është ndeshja e vetme e ndershme dhe e vërtetë në kampionatin e sistemit!
Është humbje e madhe ajo ndeshje!
Fik shpresën për garën e nderit!
Nuk mund ta lejojmë sistemin, të na marrë kënaqësinë e asaj ndeshjeje, por edhe ekonominë e saj.
Mire u kthefsh vëlla;
Ju duam në fushë, duam t’u mundim në fushe dhe sistemi nuk mund ta ndërpresë betejën, fitoret e humbjet,
duke ju çuar një kategori me poshtë!

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës