Një 49-vjeçar me inicialet K.GJ ka humbur jetën sot në Shkodër pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00. Familjarët e dërguan atë me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër por pavarësisht ndihmës mjekësore, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës
"Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij. 49 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra"
Komente










