Një i ri është dëmtuar, pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Momentalisht ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën "Muhamet Deliu", ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit 22-vjeçari me iniciale F. D.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes