Ka rënë nga skela një 43 vjeçar dhe si pasojë ka humbur jetën.
I ndjeri me inicialet M.Sh nga Lezha, ishte duke punuar në një objekt ndërtimi dhe ka rënë nga lartësia.
Pas incidentit ai është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, por për shkak të dëmtimeve trupore, nuk mundi dot të mbijetonte.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento