Racizmi i Ana Bërnabiçit

 Racizmi i Ana Bërnabiçit

Në një paraqitje para mediave, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabic tha dje se Serbia është racionale, ndërsa Kosova joracionale. «Keni punë me njerëz që shprehimisht kanë dalë nga mali.

Atyre aq u bën a është luftë atje apo jo dhe kjo më frikëson».

Kjo deklaratë e kryeministres serbe është raciste dhe në frymën e projekteve e deklaratave albanofobe të Jovan Cvijiqit (kërkonte daljen e Serbisë në det dhe shqiptarët i konsideronte «popull të pagdhenur»), Vaso Çubrillovicit (kërkonte dëbimin e shqiptarëve nga Kosova me terror të organizuar nga shteti), Vlladan Gjorgjevicit (i përshkruante shqiptarët si «racë më të ulët» se popujt e tjerë) dhe Dobrica Qosiqit (që mendonte se shqiptarët janë «mbetje morale» të Ballkanit).

Dëshmitar i racizmit të Ana Bërnabiqit ndaj shqiptarëve ishte ambasadori i BE-së në Beograd, Sem Fabrizi, një diplomat italian.

Ai po qëndronte pranë saj ndërsa të dy po prezantonin Raportin e Progresit të BE-së për Serbinë. Fabrizi nuk reagoi dhe kjo nuk është ndonjë befasi.

Është vazhdimësi e politikës serbocentriste të burokratëve të Brukselit. Mbetet të shihet nëse do të reagojnë krerët shtetërorë në Prishtinë dhe Tiranë.

Nuk është hera e parë që Bërnabiq jep deklarata nxitëse. Para një viti ajo qëndroi në Berlin, ku i dha një intervistë Deutsche Welles.

Me atë rast Bërnabic mohoi gjenocidin në Srebrenicë.

Ajo tha se çfarë ka ndodhur në Srebrenicë nuk ka qenë gjenocid, sepse janë vrarë vetëm burrat, ndërsa gratë e fëmijët u lanë të lirë.

Çfarë humanizmi serb!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • azgani: 30/05/2019 17:29

    shki te mir nuk ki askund e qetniket jane te´njejte e politikanet e shkive i kane te dyat- keta shkie e qetnik jane marria e marres se planetit.

    Përgjigju
  • ilo: 30/05/2019 15:28

    O Vero ti kerkon perse nuk reagoi diplomati europian ,po ka te drejte kryeministrja serbe nekemi dale nga mali seedhe ne Serbi opozita ka dale ne protesta po jo ne rruge si neve ,nuk kemi degjuar qe ne Serbi opozita te ngazellehet ngaqe vendit te tyre ju mohohen negociatat ,kur vjen puna per te prezantuar Serbine ne Europe jane bashke ndersa ne shqiptaret si ne Shqiperi dhe Kosove jemi shpellare perderisa opozita ja fut thumbit ndersa mazhoranca patkoit per interesat e dites pa menduar per te ardhmen e vendeve e cfare te reagojne diplomatet europiane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat