Racizmi, Skënderbeu nuk i fal rusët:
Ofenduat kombin, shihemi në gjyq

Racizmi, Skënderbeu nuk i fal rusët:<br />Ofenduat kombin, shihemi në gjyq
Pas dy ditësh klubi i Skënderbeut ka reaguar zyrtarisht për thirrjet raciste në ndeshjen ndaj Lokomotivës duke mos pranuar ndjesën publike nga rusët.
 
Kampionët e Shqipërisë sqarojnë se do t’i shkojë deri në fund cështjes duke mos lejuar nëpërkëmbjen e kombit shqiptar , pasi dinjiteti dhe krenari nuk mund të fyhen.


Deklarata e plotë

Klubi i futbollit “Skenderbeu” ndjehet i shokuar dhe thellesisht i zhgenjyer nga sjellja e tifozeve te Lokomotives se Moskes gjate ndeshjes se zhvilluar mbremjen e djeshme ne “Lokomotiv stadium”.Duke pasur parasysh qetesine ne te cilen ishte pergatitur kjo ndeshje , thirrjet diskriminuese dhe mesazhet poltike te shpalosura nga tifozet vendas ishin te papritura per klubin tone.

Ne besojme dhe mendojme qe neqoftese keto veprime do te ishin bere nga tifozet tane ne Shqiperi atehere do te ishte zbatuar nje standart krejt tjeter nga ai qe u ndoq gjate ndeshjes se mbremshme ne Moske kjo per vete faktin qe zyrtaret e ndeshjes nuk i jane permbajtur procedurave te ndeshjes ne rastet e shfaqjes se sloganeve poltike dhe thirrjeve diskriminuese.

Zyrtaret e ndeshjes duhet te ndalonin ndeshjen dhe ti komunikonin klubit vendas marrjen e masave per parandalimin e atyre thirrjeve te turpshme.Pavaresisht neglizhences se zyrtareve futbollistet tane kane ndalur lojen dhe i kane komunikuar gjyqtarit qe eshte e pamundur te vazhdohet ndeshja nen thirrjet raciste te tifozeve vendas por pavaresisht se gjyqtari dhe zyrtaret e tjere pohuan qe kishin kuptuar thirrjet e tifozeve vendas nuk u morr asnje mase parandaluese dhe futbollistet jane detyruar te rifillojne takimin.Kjo neglizhence vetem sa ju dha “zemer” tifozeve vendas qe me kalimin e minutave do te shtonin thirrjet anti-Shqiptare.

Ato thirrje te turpshme nuk erdhen vetem nga nje grup i vogel tifozesh sic trumbetoi me te madhe klubi i Lokomotives se Moskes por nga i gjithe sektori i tifozeve ultras.Klubi Moskovit duhet te kishte marre masat e nevojshme per parandalimin e kesaj ngjarjeje qe nuk ka aspak lidhje me futbollin.Shfajesimi dhe ndjesa e kerkuar pas ndeshjes nuk mundet kurrsesi te “zbute” apo te fshije ngjarjen e turpshme qe ndodhi mbreme ne shkallet e stadiumit.

Klubi jone do beje maksimumin dhe do kontaktoje Juristet me te mire per ti shkuar deri ne fund kesaj ceshtje.Ne nuk kerkojme asgje me shume se respektimi i kombit Shqiptar.Dinjiteti dhe krenaria jone kombetare nuk mund te fyhen nga askush ndaj kemi vendosur qe kete rast ta cojme deri ne fund ne respekt te tifozeve tane por edhe gjithe komunitetit Shqiptar ane-mbane botes.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit