Një aksident i vogël shkaktoi radhë kilometrike automjetesh këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës, teksa në Vorë është bllokuar qarkullimi. 

Policia rrugore bën me dije se shkak është bërë fluksi i lartë i pushuesve, ndërsa  Report Tv mëson se përgjatë autostradës ka pasur një aksident fatmirësisht pa viktima, dhe ka siguruar edhe pamjet e mjetit të aksidentuar, pranë të cilit gjendet vetëm një makinë policie.

Shqiptarja.com sjell dhe pamje nga qarkullimi i bllokuar në autostradë, ku makinat kanë ndaluar prej minutash lëvizjen.

Trafiku prej aksidentit është krijuar 8 kilometra në ardhje, nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit.

Gjithashtu mësohet se prej fluksit të lëvizjeve në autostradë krijohen përplasje të voglë mes makinave me dëma të vogla materiale, por që krijojnë radhtë kilometrike në rrugë.

 

 

 

Lajmi ne përditësim...