Në pikën kufitare të Kapshiticës  janë krijuar radhë të gjata automjetesh pasi po punohet me orare të reduktuara nga ana e palës greke.

Radhët e gjata janë krijuar pasi pala greke punon  vetëm me një sportel, ndërsa qytetarët shprehen  të indinjuar me këtë që po ndodh në pikën e kalimit në Kapshticë.

Sakaq, pala shqiptare  punon me tre sportele në hyrje dhe një  sportel në dalje në mënyrë që të ndihmojë qytetarët që të lëvizin më shpejt. 

Sipas informacioneve të Shqiptarja.com, janë krijuar radhë të gjata mjetesh, të cilat po qendrojnë për disa kohë në radhë dhe  presin  që të kalojnë pikën kufitare në drejtim të Greqisë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com