MURIQAN - Në pikën kufitare të Muriqanit prej disa orësh ka radhë të gjata me automjete si dhe me qytetarë të cilët po kalojnë nga Shqipëria për në shtetin fqinj të Malit të Zi.

Sipas qytetarëve, të cilët prej disa orësh qëndrojnë në pritje të kalimit të kufirit, deri tani nuk është shfaqur asnjë nga punonjësit e policisë apo personat përgjegjës për t’i sqaruar se cili është problemi krijimit të këtyre radhëve të gjata.

Sipas dëshmive të qytetarëve, të cilët po qëndrojnë në radhë, për A1 Report bëhet e ditur se prej disa orësh janë krijuar këto radhë të gjata ku makinat e fundit as nuk e shohin dot kufirin.

Fëmijë e të moshuar janë të detyruar të qëndrojnë në mes të rrugës. Shqetësimi i tyre është se nuk dinë asgjë se çfarë do të bëhet për zgjidhjen e kësaj situate.

(sc/Gre.M/Shqiptarja.com)