Radhët kilometrike në Morinë, komandanti i kufirit në Kosovë për Report Tv: Kemi rritur stafet më 30 %, duhet ndërgjegjësim, ka ende që thonë ‘po vij për një drekë në Prizren’

Prej disa ditësh në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës janë krijuar radhë kilometrike  për të kaluar për shkak të masave anti-COVID që janë vendosur nga pala e Kosovës. Për të hyrë në territorin e saj qytetarët duhet të kenë pasaportë vaksine, test negativ ose nëse nuk paraqesin asnjërën prej tyre do të duhet të karantinohen për 7 ditë. Për përballimin e situatës, Nexhmi Krasniqi, komandant i kufirit në Kosovë, tha se ka pasur shtim të stafit në pikën kufitare. Në një lidhje me Report Tv Krasniqi tha se stafi është shtuar me 30 %, por fluksi është tepër i lartë për shkak se qytetarët kthehen edhe nga pushimet dhe është fundjavë.  

“Staf i shtuar prej një javë që të mos ketë pritje të mëdha. Dita e parë ka qenë e vështirë, por për shkak të shtimit të stafit pritjet e gjata ishin dy ditët e para. Ne kemi 30 % staf të shtuar në pikat kufitare që të mos ketë radhë të gjata. Të mos harrojmë se në këtë pikë kalojnë 6 mijë e deri 18 mijë mjete brenda 24 orëve do të thotë një fluks i madh dhe imagjino kur ka dhe qytetarët që nuk përmbushin dokumente dhe duhet të futen në karantinë”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se në këtë fluks ka edhe qytetarë të pandërgjegjësuar që edhe pse e dinë se duhet vaksinë apo test negativ, vijnë e thonë se po hyjnë në Kosovë për të ngrënë një drekë në Prizren. Në këtë raste ata duhet të kthehen sqaroi Krasniqi ose duhet të karantinohen për 7 ditë dhe kjo shkakton pritje më të gatë dhe radhë në kufi.

“Ne apelojmë që qytetarët të kenë dokumentet, vaksinën ose testin, që të mos ketë radhë të gjata.  Nuk i kuptoj dot qytetarët që jo vetëm nuk kanë tampon apo vaksinë, por dhe kur i pyet ku po shkon thonë “për drek në Prizren”. Në këtë pikë kalon edhe transporti i mallrave dhe ai  i udhëtarëve dhe jemi duke menaxhuara situatën, por nuk duhet të harrojmë fluksin e madh që vjen edhe për shkak të muajit gusht”, përfundoi Krasniqi, komandant i kufirit në Kosovë.

Prej 5 ditësh në pikën kufitare të Morinë radha e mjeteve në pritje për të kaluar shkon me kilometra për shkaka të kontrolleve dhe procedurave që po ndiqen në kufi si pasojë e masave antiCOVID. Shumë shqiptarë të Kosovës po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar duke bërë që fluksi i kalimit të mjeteve të jetë edhe më i madh këto ditë.

Për shkak të rritjeve  të infektimeve me COVID-19, Kosova që nga 31 gushti ka futur në fuqi masat e reja të cilat do të zbatohen deri me datë 13 shtator. Të gjithë personat që do të futen në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, do duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona