Radikalët e Serbisë
djegin flamurin e BE

Radikalët e Serbisë<br />djegin flamurin e BE
Gjatë një proteste përballë Presidencës serbe, nën moton "Serbia nuk do në BE", zyrtarët e SRS-së ia vunë zjarrin flamurin të BE-së. SRS është Partisë Radikale Serbe, e cila kërkon të ndërpriten negociatat për anëtarësim në BE.

Zyrtarët e kësaj partie i lanë presidentit serb, Boris Tadic, flamurin dhe kushtetutën e Serbisë, për ti rikujtuar “se është betuar se do të bëjë gjithçka që Kosova të mbetet në Serbi”.

"E vetmja gjë më e keqe që ka mundur të na pres nga pranimi i Serbisë si kandidate në BE, është vendimi se për këtë do të vendoset në mars”, ka thënë nënkryetari i SRS-së, Dragan Todorovic. Sipas tij, agonia do të vazhdojë në tre muajt e ardhshëm, derisa të përmbushen të gjitha kushtet e BE dhe SHBA “që Serbia vullnetarisht ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik