Presidentja e Kosovës Atifiete Jahjaga duket se nuk po qëndron duarkryq ndaj dyshimeve se vendi po kërcënohet nga radikalët islamikë.  
 
“Luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për vendin”.
 
Me këto fjalë i është drejtuar Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeprokurorit Sylë Hoxha.
 
Sipas njoftimit të bërë publik, thuhet se presidentja ia ka kujtuar Hoxhës “rolin e jashtëzakonshëm që ka ky institucion në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në sigurimin e sundimit të rendit  dhe ligjit në Kosovë”.
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)