Radikalizimi i Bashës si përgjigje
për Nenin 35,parashikon shkarkimin 

Radikalizimi i Bashës si përgjigje<br />për Nenin 35,parashikon shkarkimin 
Fitorja e Muharrem Ramës dhe Partisë Socialiste në Dibër e ka kapur gafil klasën politike shqiptare

Partia Demokratike është sigurisht më e goditura, pasi pritshmëria e saj dhe Lulzim Bashës ishte që fitorja në Dibër të energjizonte bazën e PD dhe ta përgatiste për fushatën e ardhshme zgjedhore. Por e kundërta ndodhi. Demokratët humbën dhe humbën thellë, jo më me 400 vota si në 2015, por me mbi 4000 vota. Humbësi me i madh ishte Lulzim Basha, i cili zgjedhjet në Dibër, njësoj si zgjedhjet lokale të vitit të shkuar, tentoi t’i shndërronte në një referendum për qeverisjen Rama. Dibranët i dhanë nje mesazh të qartë Lulzim Bashës, përmes votës së të dielës së kaluar: Pa strategji të qartë dhe pa një alternativë të artikuluar, nuk fitohen dot zgjedhjet. Nuk fitohen zgjedhjet as më aleatë si Kreshnik Spahiu, e aq më pak përmes figurave të djegura të PD që nuk ngjallin asnjë lloj frymezimi, si Paloka, Ristani, Flamur Noka apo Xhelal Mziu.

Nga ana tjetër, rezultati i thellë humbës në Dibër, duket se i ka dhënë frymëzim dhe kurajo një pjese të marzhinalizuar të Partisë Demokratike, të cilët edhe pse të ndjerë plotësisht të anashkaluar nga Lulzim Basha dhe “prurjet e tij të reja”, kishin preferuar heshtjen deri në këtë moment. Deputetë si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Genc Ruli apo Eduard Selami, janë qartësisht të mendimit se kupa është mbushur plot, madje po derdhet. Eksperimenti i të rinjve si Salianji apo Duma ka dështuar që me humbjen e thellë të Gridës në Durrës, kurse riciklimi i të vjetërve si Paloka e Noka nuk arrin të krijojë asnjë frymë apo energji të re në parti. Në këto kushte, të nëpërkëmbur nga shpura e re që jo vetëm nuk po arrin asnjë rezultat, por përkundrazi po e çon PD-në në humbje gjithmonë e më të thella, gjithnjë e më shumë deputete në rradhët e Partisë Demokratike kanë vendosur të rrebelohen, madje duke arritur deri aty sa të artikulojnë edhe statutin e PD, pikërisht nenin 35, pikën 4, ku Kuvendi Kombëtar përcaktohet si forumi që ka të drejtë të shkarkojë Kryetarin.

Ngjarjet e sotme ne Parlament, duke filluar nga dhuna verbale e duke përfunduar tek tentativa për dhune fizike, tregojnë se Basha e ka marrë seriozisht kërcënimin e rrebeleve brenda partisë.

Për të mos lënë asnjë mundësi lëvizje për Bregun, Patozin, Selamin dhe Rulin, apo Topallin, Basha ka vendosur të radikalizojë aksionin politik. Por llogaria e tij politike mbart një risk shumë të lartë. Duke u radikalizuar, sigurisht ai mund të shpëtoje karrigen e tij në muajt e ardhshëm që i paraprijnë zgjedhjeve të pergjithshme të 2017, por pikërisht ky radikalizim do i zbehe edhe më shumë shanset e PD për të arritur një rezultat pozitiv në zgjedhje, duke ditur se në historinë e zgjedhjeve shqiptare, votuesit asnjëherë nuk kanë votuar forcën radikale. Këtë gjë e di shumë mire Edi Rama dhe Partia Socialiste, të cilët vetëm kur filluan të shpalosnin alternativën e tyre politike dhe kur lanë mënjanë protestat dhe mitingjet, arritën të krijonin besim dhe të fitonin.

Por nëse në prag të 2013 Edi Rama udhëhiqte i qetë Partine Socialiste, sot Lulzim Basha është në qendër të ciklonit politik brenda partisë së tij. Ndaj, ndryshe nga Rama, Basha nuk e ka luksin të flasë për alternativa qeverisëse, por nën presionin e Nenit 35 duhet të trashë zërin e të kërcënojë me protesta. Të cilat, mund t’i shpëtojnë karrigen sot, por do t’i kushtojnë zgjedhjet mot! /Lexo.al


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar