TIRANE, 20 Shtator/ATSH/-Radio Vatikani, në një reportazh një ditë para vizitës historike për Shqipërinë të Atit të Shenjtë, përshkruan Tiranën të dekoruar jo si qytetet e tjera që ka vizituar Papa deri më tani.
"Çdo vend që mirëpret Papën, vendos nëpër rrugë flamujt e Vatikanit dhe të vendit të tyre, duke u përpjekur të lënë një përshtypje të mirë. Ajo çfarë të tërheq vëmendjen tashmë në Tiranë, është fakti që nuk janë vendosur vetëm flamuj të tillë, por edhe fotografi të mëdha të 40 martirëve shqiptarë",-shkruhet në faqen zyrtarë te Radios së Vatikanit. 10 vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kardinali Sepe rikujtoi sakrificat ndaj besimit të martirëve shqiptarë.
"Në Shqipëri, peshkopë, priftërinj, murgesha dhe shumë njerëz të tjerë u masakruan"-u shpreh kardinali Sepe teksa shtoi se kjo nuk ka ndodhur shekuj më parë por vetëm disa vite më parë. Luigj Paliq, një prift Françeskan, u vra në vitin 1913, At Gjon Gazuli u vra në 1927-ën. Ndërsa të tjerët u vranë gjatë viteve të tëra të diktaturës komuniste ateiste.
Kur Kauza e tyre u hap në vitin 2002, peshkopi Zef Simoni, u shpreh: Ata të gjithë derdhën gjakun për dashurinë ndaj Jezusit duke i falur vrasësit me gjithë zemrën e tyre. Fotografitë e martiorëve në boulevard janë befasuese sepse janë foto të personave realë. Janë fotografi të priftërinjve, besimtarëve të cilët përjetuan tortura të tmerrshme dhe dhanë jetën për besnikëri ndaj Krishtit dhe Kishës së Tij-shkruhet më tej në faqen zyrtare të Radio Vatikanit.
Dhjetra, mijëra katolikë kanë vuajtur në Shqipëri për shkak të besimit të tyre ndaj Krishtit. Fotografitë e martirëve përgjatë bulevardit drejt tek Shesi Nënë Tereza, aty ku Papa do të mbajë meshën, përfaqësojnë të gjithë ata ruajtën besimin e tyren-përfundon reportazhi. /a.g/
/Shqiptarja.com