Pak kohë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Rafaella Fico ka menduar t’ia prezantojë botës nëpërmjet kopertinës së revistës italiane “Chi”.

Megjithatë duket se këtë mënyrë ajo po ia prazanton edhe të atit, futbollistit Mario Balotelli i cili nuk është interesuar për të njohur vogëlushen.

Gjatë intervistës për “Chi” Fico pohon se ka kontaktuar me Marion ditën e lindjes së vogëlushes, por ai i është përgjigjur se nuk ishte i interesuar për të.

Rafaella e ka quajtur të bijën Pia për nder të at Pios, i cili është një figurë mjaft e njohur fetare në Itali.

Gjithashtu Fico ka shtuar se futbollisti nuk ka dhënë asnjë qindarkë për të bijën dhe madje që ajo ishte e gatshme të realizonte testin e ADN-së për të vërtetuar atësinë e Balotellit.

Ish e dashura e Mario Balotellit është shprehur se dyert për të njohur vajzën e tij janë gjithnjë të hapura për futbollistit por ato të zemrës së saj janë të mbyllura përgjithmonë.

(xh.k/shqiptarja.com)