Rajoni në rrezik nga lufta? Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut për Report Tv: NATO s’do përfshihet direkt në luftë! BE duhet të zgjohet për integrimin e Ballkanit

TIRANË- Nënshkruesi i marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes shumëvjeçares të emrit të Maqedonisë së Veriut, sëbashku me ish-homologun e tij grek, Nikos Kotzias, ish-ministri i Punëve të Jashtme të RMV, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për gazetaren e Report TV Rovena Cerka, ka folur rreth ndikimit të agresionit Rus në Ukrainë.

"Është një thirrje zgjimi ndaj Bashkimit Evropian. U bë një kohë shumë e gjatë, jo ndërveprim i mjaftueshëm, jo mjaftueshëm rezultate pozitive për të raportuar", thotë Dimitrov për Report Tv.

Pasardhës i një familje diplomatësh, ku dhe babai i tij ka qenë ambasador në Rusi, Nikolla Dimitrov mbron idenë që BE duhet të jetë me serioze me dy vendet e rajonit

"Të dyja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kemi pritur për një kohë shumë të gjatë vetëm për të nisur bisedimet e anëtarësimit. Është momenti për Bashkimin Evropian që të na tregoi se e kanë seriozisht, që e kanë fjalën për punë, Bashkim, që janë seriozë kur flasin për një perspektivë evropiane ndaj këtij rajoni. Boshllëku nuk është më i sigurt", u shpreh Dimitrov.

Frikës se a mund të përshkallëzohet rreziku i Luftës në Ballkan, Dimitrov i referohet rëndësisë së anëtarësimit në NATO të shteteve jo anëtare.

"NATO nuk do të përfshihet në mënyrë direkte, në këtë luftë sepse kjo do të thonte që do kishim luftën e tretë botërore ndërsa Rusia është një fuqi bërthamore dhe mendoj se rreziku është I dukshëm.  Nuk Shikoj kërcënime të drejtpërdrejta ndaj nesh por duhet nënvizuar se tani e kuptojnë rëndësinë e anëtarësimit në NATO", vijon ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Sa i takon votimit në OKB, Dimitrov duke iu referuar shteteve që kanë abstenuar, Kina dhe India, u shpreh se  "Kur ka padrejtësi, heshtja do të thotë të vendosesh krah shtypësit " dhe për këtë arsye duhet qëndruar përkrah Ukrainës.

Ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov mori pjesë në një konferencë rajonale me temë “promovimi i kulturës së tolerancës dhe respektit reciprok  në rajon” organizuar nga Western Balkans Found. Të pranishëm ishin përfaqësues të politkiës dhe medias nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Serbia. 

Intervista e plotë për Report Tv

Faleminderit që pranuat këtë intervistë

Dimitrov: Kënaqësia ime

Cili është qëndrimi i Maqedonisë së Veriut mbi konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës?

Dimitrov: Qeveria është plotësisht me botën demokratike. E kemi dënuar këtë sulm ilegjitim të Putin. Jemi në mbështetje të integritetit dhe sovranitetit të Ukrainës. Gjithashtu jemi përfshirë dhe jemi bërë pjesë e vendosjes së Sanksioneve që janë ndërmarrë kundër këtij sulmi nga Bashkimi Evropian, gjithashtu kemi mbyllur hapësirën ajrore për kompanitë fluturuese ruse. Jemi angazhuar dhe kemi punuar për të krijuar mbështetje humanitare dhe ushtarake për Kievin.

Mendoni se gjithë sanksionet që perëndimi i ka vendosur Rusisë janë mjaftueshëm për t'i bërë të ndalojnë këtë luftë?

Dimitrov: Nëse ka pasur ndonjëherë moment më vendimtar për sigurinë e Evropës, është ky, në kontinentin tonë, në Evropë. Një shtet i fuqishëm vendosi të sulmonte dhe pushtonte një fqinj, një fqinj demokratik, sovran dhe mënyra  se si do të përgjigjet bota do të ndryshoj ose të mbajë ashtu siç është botën në të cilën jetojmë. Kështu që qëllimet janë të mëdha. Dhe ne kemi parë ndryshime gjeopolitike të jashtëzakonshme në vende të tjera, si për shembull në Gjermani, në Berlin, rritja e buxhetit për  shpenzimet ushtarake është njoftuar, ndërprerja e transmetimit të gazit natyror përmes Nord Stream 2 , diçka që ishte pjesë e debatit publik për një kohë të gjatë. Për herë të parë në histori, Bashkimi Evropian është duke mundësuar mbështetje ushtarake dhe municione për një shtet që ka nevojë për t'u mbrojtur.  Ukraina aplikoi për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, edhe kjo është diçka krejtësisht e re. Kombet e Bashkuara votojnë për marrëveshjen e përbashkët për paqe, kështu që mendoj se të gjitha këto do ndikojnë edhe në rajonit tonë. Mendoj se kjo do të krijojë një nevojë për emergjencë për të zgjidhur problemet për një vend që është i rrethuar nga vende anëtare të bashkimit Evropian. Do të jetë e rëndësishme të punojmë të bashkuar, të sigurohemi që do të krijojmë stabilitet në rajon. Mendoj se jemi në anën e duhur të historisë, kjo është shumë e rëndësishme. Të gjitha vendet ranë dakord mbi këtë me përjashtim të Serbisë.

Të ndalemi pak në këtë pikë, Beogradi ka refuzuar të vendoset politikisht krah Perëndimit duke mbështetur Rusinë. Në të njëjtën kohë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po punojnë me Serbinë në 'Open Balkan'. Mendoni se mund të vazhdojmë me negociatat dhe bashkëpunimet me Serbinë apo do të kërkonit që ky partneritet të ndërpritet dhe të qëndruarit larg shteteve që përkrahin agresorin?

Dimitrov: Është hartuar një letër publike në drejtim të Serbisë nga të gjithë ambasadorët e BE që janë në Beograd duke i bërë thirrje që t'i bashkohen qëndrimit për paqe dhe botës demokratike në OKB. Zhvillimet e ditëve të fundit janë kaq dramatike sa do të ketë gjithnjë e më pak durim për ata që kanë qenë neutralë. Mendoj se kjo i vendos vendimmarrësit e Serbisë në një pozicion shumë të vështirë. Nuk është e lehtë të parashikohen pasojat e veprimeve të tyre. Mendoj  se bashkëpunimi rajonal është pozitive për ne, por do të ketë një debat legjitim se çfarë do të ndodhë me Ballkanin e Hapur nëse ne përfundojmë në krahë të kundërt. Për shtete të vogla është primare të vendosin në krye principet e ligjit ndërkombëtar. Jo përdorim I forcës, jo kërcënim për përdorimin e forcës, për  fotografitë dhe videot që na transmetohen çdo orë nga Ukraina, duhet të përgjigjemi, duhet të interesohemi. Nëse duam paqe duhet të mbajmë një qëndrim. Nuk mund të jesh I heshtur përballë kësaj shtypjeje dhe agresioni. Kështu që ky do të jetë një debat legjitim. Unë s'jam më pjesë e qeverisë, kështu që nuk flas në emër të tyre por mund të flas mbi qëndrimin tim. E dua këtë rajon, shtetin tim dhe këdo përreth. Kjo do të kristalizoi se ku duam të shkojmë. Nëse duam të jemi në drejtim të Bashkimit Evropian atëherë synohet të jemi me Evropën në këtë moment.

Keni informacion nëse krerët e shteteve tona kanë diskutuar për Ballkanin e Hapur dhe pozicionimin e Serbisë?

Dimitrov: Nuk kam dijeni dhe s'kam parë asgjë publike por mendoj se është e logjikshme që ky debat duhet të zhvillohet. Do të jetë me vend. Ballkani I Hapur nuk është një alternativë e anëtarësimit në BE, qëllimi I të gjitha vendeve të rajonit është të bëhen anëtare në Bashkimin Evropian. Mendoj se do të ketë pasoja politike, bota në një farë mënyre po zhvillohet edhe më shpejt. Vendime të paimagjinueshme janë bërë në disa ditë edhe pse na u deshën vite përpara kësaj ngjarjeje. Në një mënyrë është katalizator për zhvillimin dhe vendimmarrjen. Mendoj se duhet të marrim në konsideratë ngjarjet aktuale dhe ky debat do tç ishte me vend.  Është debat legjitim.

Për aq kohë sa Serbia nuk është anëtare në NATO dhe për aq kohë sa negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi nuk po zënë ende vend, Mendoni se duhet t'i trembemi përhapjes së luftës në Evropë duke u vendosur në rajon?

Dimitrov: NATO nuk do të përfshihet në mënyrë direkte, në këtë luftë sepse kjo do të thonte që do kishim luftën e tretë botërore ndërsa Rusia është një fuqi bërthamore dhe mendoj se rreziku është I dukshëm.  Mendoj se nuk Shikoj kërcënime të drejtpërdrejta ndaj nesh por duhet nënvizuar se tani e kuptojnë rëndësinë e anëtarësimit në NATO të Shqipërisë,  Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi. Mendoj se bëmë gjënë e duhur duke iu bashkuar aleancës por në njëfarë mënyre kjo është edhe më e madhe sepse bëhet fjalë për kontinentin tonë. Jemi në 2022 dhe kemi një luftë që nuk është shumë larg rajonit.  Për ata që kanë qëndruar në mes, në heshtje kjo është një situatë që është gjithnjë e më pak realiste, nuk ka tolerancë. Kur shikon që civilë janë vrarë, universitete janë sulmuar si ai në Harkov, spitale, mora një informacion të konfirmuar nga disa burime se fëmijë rus janë burgosur sepse kanë vendosur lule para ambasadës Ukrainase në Moskë sepse i thonë JO luftës. Nuk mund të jemi neutralë. "Kur ka padrejtësi, heshtja do të thotë të vendosesh krah shtypësit ". Duhet të mbështesim Ukrainën demokratike dhe të sulmuar.

Kosova nuk është anëtare në NATO Mendoni se kërkesa e tyre është e drejtë?

Dimitrov: Mendoj se kjo është një kërkesë legjitime dhe se emergjenca që është krijuar me luftën në Ukrainë do të ngrejë stekën dhe do të sjellë më shumë vëmendje tek problemet e pazgjidhura bë Ballkan. Çfarëdo që është ajo që sjell më shumë stabilitet,  duhet ta orientojmë rajonin në drejtim të zgjidhjes së problemeve, krijimin e stabilitetit më të lartë, në këtë kuptim ka gjithashtu edhe kërkesa ndaj Këshillit të Evropës për njohje të Kosovës dhe ajo të jetë pjesë e këtij Këshilli. Edhe kjo Mendoj se do të jetë pozitive. Ndërsa bota po ecën me ritme të shpejta, si rajon duhet të përshtatemi ndaj këtij realiteti gjeopolitik dhe të bëjmë çfarë mundemi për ta bërë rajonin me më shumë stabilitet, më demokratik, dhe mendoj se kjo është gjithashtu një thirrje zgjimi ndaj Bashkimit Evropian. U bë një kohë shumë e gjatë, jo ndërveprim I mjaftueshëm, jo mjaftueshëm rezultate pozitive për të raportuar. Të dyja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kemi pritur për një kohë shumë të gjatë vetëm për të nisur bisedimet e anëtarësimit. Është momenti për Bashkimin Evropian që të na tregoi se e kanë seriozisht, që e kanë fjalën për punë, Bashkim, që janë seriozë kur flasin për një perspektivë evropiane ndaj këtij rajoni. Boshllëku  nuk është më i sigurt.

Si e shikoni qëndrimin e presidentit të Ukrainës Vladimir Zelenski, që botës kjo luftë I duket e largët, a ka ai të drejtë, sepse ukrainasit pyesin se përse NATO nuk përfshihet në këtë luftë për të ndihmuar njerëzit?

Dimitrov: Ata po vuajnë, janë sulmuar, fëmijë janë vrarë, civilë, është plotësisht e kuptueshme që ata kërkojnë për solidaritet dhe suport direkt. Për presidentin Zelensky kam vetëm admirim dhe për atë që ka bërë, lidershipin, që thotë të vërtetën, kërkesën për ndihmë. Në shumë mënyra Ukraina është sot një shtet që lufton për demokraci dhe liri,jo vetëm për Ukrainën por për të gjithë kontinentin. Ajo që do të jetë e mundur të realizohet është vendosja e disa limiteve duke marrë në konsideratë gjeopolitikën. Është koha të qëndrojmë krah principeve, heshtja nuk është opsion.

Mendoni se është koha e duhur që Ballkani të punojë fort mbi diplomacinë, për të bërë më shumë shtysë ndaj Bashkimit Evropa për anëtarësimin tonë si edhe bërjen pjesë të Kosovës dhe Serbisë në aleancën e NATO-s?

Dimitrov: Mendoj se kjo situatë do të ndikojë mendimet për këtë vendim në Bruksel dhe në shumë kryeqytete evropiane. Për shembull ndryshimet në Finlandë,  një sondazh tregoi se populli I tyre është pro anëtarësimit në NATO.  Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos përpiqemi të përfitojmë nga ngjarjet në Ukrainë. Duhet të mendojmë pikë së pari për Ukrainën dhe njerëzit e Ukrainës por gjithashtu ndikon më shumë në kontinent, në një masë mendimin në shumë kryeqytete si edhe ndikon sepse është koha për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura në Ballkan.  Mendoj se duhet vazhdojmë të bëjmë presion për rajonin tonë, të tregohet pse status quo nuk është e mjaftueshme por në të njëjtën kohë të mendojmë pikë së pari për Ukrainën. Të mundohemi të mos e përdorim tragjedinë e një vendi evropian dhe të mos përfitojmë nga kjo. Kjo është ajo që duhet të bëjmë.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla