Rajoy: Marrëveshje mes partive për unitetin e Spanjës

 /ATSH-AFP/ - Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, njoftoi sot në mbrëmje në përfundim të bisedimeve me krerët e partive kryesore se arritën në një marrëveshje parimore për të mbrojtur së bashku unitetin e Spanjës përballë valës indipendentiste në Katalonjë.
"Ne jemi të gjithë dakord, shumica e partive, për çështjet thelbësore", tha ai gjatë një konference për shtyp në Madrid.
"Të gjithë do të mbrojnë unitetin e Spanjës, sovranitetin kombëtar, barazinë në çështjet e të drejtave dhe detyrave të të gjithë spanjollëve, si dhe respektimin e ligjeve", garantoi Mariano Rajoy.
Ndërkohë që partia e qendrës së djathtë, Ciudadanos (qytetarët), i kishte propozuar sot shefit të qeverisë, Mariano Rajoy, një pakt kombëtar kundër separatizmit në Katalonjë, sipas të cilit partitë politike do të bashkohen për mbrojtjen e unitetit të Spanjës.
Ndërsa dje shefi i qeverisë spanjolle u takua për herë të parë me kreun e partisë antiliberale Podemos, Pablo Iglesias, për të diskutuar mbi çështjen e separatizmit në Katalonjë./

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave