Raketa izraelite godasin kullën në Gaza gjatë transmetimit live (VIDEO)

Raketa izraelite godasin kullën në Gaza gjatë transmetimit live (VIDEO)

1696750148_gaza.jpg

Vazhdojnë luftimet në jug të Izraelit midis militantëve të Hamasit dhe forcave të izraelite. Në terren krahas ekipeve të mjekësore, rol jetik kanë edhe ekipet e gazetarëve.

Një raketë izraelite goditi ndërtesën e Palestinës Tower në Gaza qendrore, gjatë bastisjes hakmarrëse pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

Një raketë goditi kullën ndërsa korrespondenti i Al Jazeera në Gaza ishte drejtpërdrejt në transmetim.

Youmna El-Qunsol nuk i ka përmbajtur dot lotët gjatë raportimit live, ndërsa frikësohej për jetën.

“Jo, është në rregull… Ky është një sulm me raketa në Kullën e Palestinës, në mes të qytetit të Gazas…”- shprehet gazetarja e Al Jazeeras, Youmnan El-Qunsol, nga terreni e përlotur.

“Youmnan, ndalo një moment dhe merr frymë thellë për t’u qetësuar. Ti dhe ekipi jot, merrni frymë thellë ndërsa ne vijojmë të shohim këto pamje disa orë pas fillimit të sulmeve në Gaza”- tha moderatori në studio.

 


Lajmi kryesor:

Izraeli shpall gjendjen e luftës, e drejton Netanyahu! 700 të vrarë! SHBA i dërgon luftanije! Avionët bombardojnë Gazën, tanket në kufi! Amerikanë e gjermanë mes pengjeve të Hamasit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian U-19 për vajza, Holandë - Francë

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian U-19 për vajza, Holandë - Francë