Ditët e fundit Rusia është zotuar të përshkallëzojë  fushatën ushtarake kundër Isis në Siri. Sikundër SHBA edhe Rusia ka vendosur të çojë mesazhin e saj për shtetin islamik.
Ushtria ruse ka nisur të shkruajë “Kjo është për Parisin” në bombat që do të hedhë mbi Siri, në shenjë solidariteti me viktimat e sulmit në kryeqytetin francez.

Ministria e Mbrojtjes ka postuar foto ku duken ushtarët duke bërë mbishkrimet mbi bomba.

Rusia ka përshkallëzuar sulmet mbi Shtetin Islamik, duke hedhur raketa nga anijet luftarake në Detin Kaspik.Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia ka qëlluar 18 raketa nga flota e saj në Kaspik mbi Raka, Idlib dhe Alepo.

Kjo është hera e dytë që raketat ruse qëllohen nga kjo flotë.
Moska ka përshkallëzuar sulmet pasi u konfirmua se një avion rus me pasagjerë turistë u rrëzua mbi Egjipt nga Shteti Islamik.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)