Sulmet me raketa të SHBA-së dhe Izraelit drejt Iranit dhe përgjigjia e këtyre të fundit kundrejt disa vendeve në Lindjen e Mesme ka futur në krizë dhe gjendje lufte vendet e Gjirit Persik dhe jo vetëm.
Kjo situatë ka përfshirë edhe futbollin, teksa Federata e Futbollit të Katarit ka njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive deri në një vendim të dytë. Në Katar (stadiumi 'Lusail') më 27 mars është programuar të luhet sfida mes Spanjës dhe Argjentinës në futboll, me yjet e të dyja vendeve që shtuan interesin e tifozëve dhe afro 90 mijë bileta u shitën vetëm dy orë nga dalja e tyre në treg.
Katari është një nga vendet e Gjirit Persik ku raketat e lëshuara nga Irani goditën pjesë të vendit, ndaj kjo situatë ka prekur të gjitha sferat e jetës.
Më herët FIFA tregoi se është duke ndjekur me vëmendje situatën për një vendim final, teksa Irani kërcënoi se mund të mos jetë pjesë e finaleve të Kupës së Botës 2026, me iranianët që janë kualifikuar dhe shortuar në Grupin G së bashku me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin.
SHBA-të dhe Izraeli nisën një sulm ndaj Iranit të shtunën, duke vrarë disa zyrtarë të lartë, përfshirë Liderin Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Teherani u hakmor me sulme me dronë dhe raketa që goditën disa vende të Gjirit.
?- يعلن الاتحاد القطري لكرة القدم عن تأجيل كافة البطولات والمسابقات والمباريات اعتبارًا من اليوم وحتى إشعارٍ آخر. pic.twitter.com/X5hIvce6W4
— الاتحاد القطري لكرة القدم (@QFA) March 1, 2026
Komente











