
Estonia, përmes Ministrit të Jashtëm, Usmar Reinsalu ka reaguar pas lajmit se dy raketa ruse ranë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, ku për pasojë 2 persona humbën jetën.
"Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne po konsultohemi me kujdes me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është gati të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s", tha Reinsalu në Twitter , duke shtuar "solidaritetin e tyre të plotë" me vendin aleat pasi raketat ruse ranë në territorin polak, duke vrarë dy persona.
Lajmi kryesor:
Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar









