
President i Këshillit Evropian Charles Michel ka reaguar pas lajmit se dy raketa ruse ranë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, ku për pasojë 2 persona humbën jetën.
"I tronditur nga lajmi i një rakete ose municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë.", shkruan Michel në Twitter.
Lajmi kryesor:
Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar









